
Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor mbështet botimin e librit “Krimet Serbe në Kosovë (1998-1999)”
Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor mbështet botimin e librit “Krimet Serbe në Kosovë (1998-1999)”
Prishtinë, 21 gusht –
Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor ka mbështetur botimin e librit “Krimet Serbe në Kosovë (1998-1999): Vrasja dhe zhdukja e 45 punëtorëve shëndetësorë shqiptarë”, me autor Prof. ass. dr. Salih Krasniqi. Ky botim përmbledh dëshmi dhe fakte mbi krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë ndaj personelit shëndetësor shqiptar, të cilët u vranë ose u zhdukën në mënyrë mizore nga forcat serbe.
Përmes kësaj mbështetjeje, OIK synon të nderojë kujtimin e 45 punëtorëve shëndetësorë të rënë, duke sjellë në dritë të vërtetën për krimet e kryera dhe kontributin e tyre në shërbimin ndaj popullit në kohë lufte.
Libri është një burim i rëndësishëm historik dhe profesional, që pasqyron sakrificën e mjekëve, infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor, si dhe përforcon angazhimin e Odës për të ruajtur kujtesën historike dhe dinjitetin profesional.