
Fillon zyrtarisht procesi i dërgimit të licencave me postë
Të nderuar anëtarë,
Oda e Infermierëve të Kosovës ju njofton se sot, më 2 shtator 2025, ka filluar zyrtarisht procesi i dërgimit të licencave përmes shërbimit postar. Ky hap është ndërmarrë me qëllim të lehtësimit të procedurave dhe ofrimit të shërbimeve më efikase për secilin anëtar.
Licencat do të dërgohen në adresën e deklaruar gjatë aplikimit në platformën elektronike të OIK.
Pas miratimit të aplikimit, do të njoftoheni me email se licenca është gati për t’u dërguar.
Prandaj, është e rëndësishme të siguroheni që adresa e dhënë të jetë e saktë dhe gjatë kësaj kohe të jeni të qasshëm për kontakt nga shërbimi postar.
Në rast se licenca nuk mund të dorëzohet për shkak të adresës së pasaktë ose mungesës së marrësit, ajo do të kthehet në zyrat e OIK dhe mund të tërhiqet fizikisht.
Ky proces i ri synon të rrisë efikasitetin, transparencën dhe shërbimin ndaj anëtarëve tanë, duke ju sjellë licencën më afër – në adresën tuaj.
Me respekt,
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë