Licencimi me shkollim të mesëm/lartë

HomeLicenciranjeLicencimi me shkollim të mesëm/lartë

LICENCIMI ME SHKOLLIM TË MESËM/LARTË

Kriteret për Licencim me Shkollim të Mesëm

1. Kopja e letërnjoftimi apo pasaporta valide e Republikës së Kosovës.

2. Extrakti i lindjes apo Çertifikata e Marteses(për femrat e martuara) jo më e vjetër se 6-muaj .
3. Diploma e noterizuar e shkollës së mesme (Profili Shëndetësorë) në noterizim të ceken Emri, Mbiemri, Nr. Personal nr. Protokolit të diplomës, dhe të lidhen me vulën e noterit.

Sqarim: Nëse Shkollimi është përfunduar jashtë vendit duhet bërë nostrifikimi nga MASHT dhe duhet noterizimi i Diplomës poashtu.

4. Vërtetimi i praktikës 6-muaj.

Vërejtje: Vërtetimet duhet të jenë origjinal apo të noterizuar, të vulosur dhe të protokoluara.

Nëse praktika kryhet në Institucione Private duhet bashkangjitur edhe licencën e veprimtaris së institucionit përgjat kohës kur është mbajtur praktika!

 Mundësitë e Refuzimit

  • Dokumenti i identifikimit i skaduar(Letërnjoftim apo pasaportë)
  • Extrakti më i vjetër se 6 muaj,
  • Dokumentet nuk janë të skanuara,
  • Nëse nuk përputhen datat e praktikës pas diplomimit, me fillim dhe mbarim të sajë 6-muaj.
  • Nëse mungon Licenca e Veprimtarisë së Ordinancave, Poliklinikave, Barnatoreve private tek të cilat aplikuesi e ka përfunduar praktikën.
  • Nëse Shkolla e Mesme apo e Lartë nuk është profil Shëndetësorë.
  • Nëse Shkollat private nuk janë të Licencuara.
  • Gjithashtu egziston mundësia që komisioni të kërkoj verifikimin e dokumenteve duke sjellë origjinalin e tyre.

Mënyra e aplikimit online

Për të aplikuar për licencim pasi të kyqeni në profilin tuaj mund të klikoni tek menyja Licencat => Aplikoni për Licencim, te dritarja Edukimet Ekzistuese Shtyp  (TIK) për të zgjedhur edukimin ekzistues, te veprimet mund ta gjeni tikun, pasi ta vendosni tikun te edukimi egzistues duhet të vazhdoni në hapin tjetër.

Nëse nuk është edukimi me të cilin doni të aplikoni për licencë mund ta shtoni atë poshtë edukimit egzistues.

 

Hapin e dytë duhet ta ngarkoni dëshmin e praktikës profesionale për shkollimin e mesëm.

Nëse praktika është kryer në institucione private duhet ta ngarkoni dhe licencën e veprimtarisë së institucionit ku është kryer praktika.

 

Pasi ta pranoni deklaratën nën betim klikoni Përfundo Licencimin, dhe pas aplikimit me sukses do të pranoni në email aplikacionin dhe faturen të cilën mund ta paguani në njërën nga degët më të afërta te Capital Ria apo Western Union.

Nëse pagesa e bëni në bankat tjera duhet ta sjellni fletëpagesën në zyrat e OIK-ut për verifikim.

Mundësit e pagesës

Pagesa për aplikim për Licencim me shkollim të mesëm është 30€.

Pagesa për aplikim për Licencim me shkollim të Lartë është 60€.

 

Lirimi nga Pagesa:Prej pageses për Licencim lirohen Kategoritë e dalura nga Lufta,(Veteran, Deshmorë, Invalid të luftës,viktima civile dhe familjarët e tyre, duke sjellë çertifikatën ose kartelën, apo të na dërgoni të skanuar përmes email, gjithashtu duhet bashkangjitur extrakti i lindjes apo dëshmin e lidhjes familjare).

Nëse pagesa bëhet në njërën nga degët e Western Union apo Capital Ria nuk keni nevoj të na sjellni fletëpagesen për verifikim vetëm ta mbani si dëshmi, nëse pagesa bëhet në bankat tjera pagesën duhet të na dërgoni të skanuar përmes email apo të na sjellni në zyret e OIK për verifikim!

Aplikimi për Licencim

Oda e Infermiereve të Kosovës (OIK) – Zyra për Licencim me Shkollim të Mesëm dhe Bachelor

Nr. tel: 038/749-211

e-mail: [email protected]