
Mirënjohje për Infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë
Prishtinë, 12 maj –
Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor ndau mirënjohje për infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësorë nga të gjitha institucionet shëndetësore të vendit.
Këto mirënjohje u dhanë si shenjë falënderimi për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të pacientëve dhe shëndetit publik.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetarja e OIK, znj. Nexhmije Gori, theksoi:
“Kjo ditë nuk është vetëm një datë kalendarike – është një kujtesë për rëndësinë jetike të profesionit tonë dhe për rolin thelbësor që kemi në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri.”
Fjalë rasti mbajtën edhe z. Bashkim Mehmeti, kryetar i Këshillit Drejtues të OIK, si dhe ish-kryetari i OIK, z. Naser Rrustemaj, të cilët vlerësuan lartë kontributin e infermierëve në përballje me sfidat e përditshme.