Blog

HomeUncategorized @srNjoftim për mbajtjen e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional – EVP (Sesioni Pranveror 2025)

Njoftim për mbajtjen e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional – EVP (Sesioni Pranveror 2025)

Të nderuar anëtarë të OIK,

Mbështetur në Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë (OPSH), Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK), në kuadër të sesionit pranveror, organizon Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP) FALAS për të gjithë anëtarët – të punësuarit në sektorin publik, sektorin privat dhe ata të papunë.

Datat e mbajtjes: 19 – 23 maj 2025
Platforma: Online, përmes Zoom
Aplikimi është i hapur vetëm deri nesër, më datë 15 maj 2025
Linku për aplikim: https://app.oik-ks.org/Profile/Application

 Aktiviteti është akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional – KEVP me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.

 

Orari i trajnimeve sipas profileve:

  • 19.05.2025 – Grupi 1 – 13:00 & Grupi 2 – 14:30
    Infermier (Shkollim i mesëm dhe Bachelor), Teknik Anestezioni, Teknik Sterilizimi, Teknik Transfuzioni, Teknik Instrumentar, Emergjenca
  • 20.05.2025 – 13:00
    Mami, Pediatri, Akusheri
  • 20.05.2025 – 14:30
    Teknik të Farmacisë
  • 21.05.2025 – 13:00
    Teknik Laborant, Bachelor i Shkencave të Biokimisë Laboratorike
  • 21.05.2025 – 14:30
    Teknik të Stomatologjisë, Dhëmbëve dhe Ortopotetikës
  • 22.05.2025 – 13:00
    Psikolog Klinik
  • 22.05.2025 – 14:30
    Logoedi, Ergoterapi
  • 23.05.2025 – 13:00
    Bachelor të Radiologjisë, Teknik të Rentgenit
  • 23.05.2025 – 14:30
    Teknik të Fizioterapisë, Fitnes dhe Nutricion

 

Ky aktivitet synon të mbështesë zhvillimin profesional të anëtarëve dhe të kontribuojë në procesin e ri-licencimit përmes mbledhjes së pikëve kredituese.

Për informata të tjera, do të njoftoheni me kohë në emailin e dhënë gjatë aplikimit për këtë trajnim.

Me respekt,
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK)