Blog

HomeUncategorized @srNjoftim për organizimin e Sesionit Pranveror 2026 për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP)

Njoftim për organizimin e Sesionit Pranveror 2026 për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP)

Mbështetur në Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë (OPSH), Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) njofton të gjithë anëtarët se, në kuadër të sesionit pranveror 2026, do të organizojë Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP), i cili do të ofrohet pa pagesë për të gjithë anëtarët, përfshirë të punësuarit në sektorin publik, sektorin privat, si dhe anëtarët e papunë.

Aktiviteti është në proces akreditimi në Komisionin për EVP në OIK!

Afati për aplikim është deri më 15 prill 2026, ndërsa realizimi i trajnimeve do të fillojë nga data 20 prill 2026.

Aplikimi bëhet përmes profilit personal në platformën online të OIK, duke përzgjedhur menynë “Trajnime”, më pas profilin përkatës të edukimit dhe duke klikuar në opsionin “Regjistro”.

OIK inkurajon të gjithë anëtarët që të përfitojnë nga kjo mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve në përputhje me standardet bashkëkohore të praktikës shëndetësore.

Për t’u informuar në kohë reale, ju ftojmë të bashkangjiteni në kanalin zyrtar të OIK në Viber:
https://invite.viber.com/?g2=AQBJDgnbmqmT4lY59EX0r9QMezC3WLIIFxkyHaD5fOxDwqqajaMFHsnDNGDMSDb7