
OIK merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EFN-së në Bruksel
Bruksel, Prill 2025 – Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, znj. Nexhmije Gori, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, po merr pjesë në Takimin e 120-të të Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Evropiane të Shoqatave të Infermierëve (EFN).
Ky takim i rëndësishëm po zhvillohet në Bruksel dhe ka mbledhur përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet evropiane dhe organizatat infermierore nga mbarë Evropa, për të diskutuar temat kyçe që ndikojnë drejtpërdrejt në profesionin e infermierisë në BE dhe më gjerë.
Në qendër të diskutimeve janë:
- Rishikimi i Direktivës 2013/55/BE
Njohja e kualifikimeve për infermierët nga vendet jashtë BE-së
Puna e Komitetit të ri SANT dhe raporti mbi fuqinë punëtore shëndetësore
Gatishmëria e sistemeve shëndetësore në Evropë
Pjesëmarrja e OIK në këtë ngjarje të nivelit të lartë është dëshmi e përkushtimit për përfaqësimin e denjë të infermierëve të Kosovës në arenën evropiane, si dhe për avancimin e profesionit dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në vend.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë dhe OIK, duke përforcuar më tej bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e infermierisë.