Časopisi

Disa nga Aktivitetet e OIK-ut të  zhvilluara gjatë muajit Korrik 2018 Sr

VIZITA ODES SE INFERMIEREVE DHE MAMIVE TE REPUBLIKES SE SLLOVENISE

 

Me ftesë  të Kryetaes të Odës së Infermiereve dhe Mamive të Republikes te Sllovenisë – Znj. Monika Azhman, Kryetari I OIK-ut Z. Naser rrustemaj  së bashku delegacionin nga OIK-u, ka  realizuar vizitë zyrtare në  Slloveni me qellim të përforcimit të bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave në fushën e Infermierisë. Vizita eshte  realizua  prej 01 deri me 04  korrik  2018  në Ljubljanë të Sllovenisë. Gjate kesaj vizite Janë realizuar takime zyrtare me perfaqesuesit e Odes se Sllovenise:  me kryetaren Znj.Monika Ažman, drejtoreshen ekzekutive Znj. Anita Prelec si dhe me prof. dr. Brigita Skela Savič- perfaqesuese ne ICN, Po ashtu gjatë qëndrimit në Slloveni, delegacioni nga  e OIK-ut është prit ne takim pune nga Z. Peter Pozhun – perfaqesues i profesionistve shendetesor ne Këshillin Nacional te Republikes te Sllovenië në Parlamentin e Sllovenisë. Gjate kesaj vizite zyrtare ne Slloveni  jane realizuar vizita dhe takime  në Klinikën Univerzitare  Golnik si dhe Fakultetin e Shkencave Shëndetësore pran Univerzitetit te Ljubljanës ku delegacioni nga OIK –u është pritur nga z.Miroljub Jakovljevic – Prodekani i Fakultetit si dhe znj. Andreja Kvas- udhëheqëse  e deges se Infermierisë dhe ligjeruese .