Blog

HomeNovostiUrim për Ditën Ndërkombëtare të Mamisë

Urim për Ditën Ndërkombëtare të Mamisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Mamisë, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës shprehë mirënjohjen dhe respektin më të lartë për të gjitha mamitë që me përkushtim dhe humanitet kujdesen për jetën në momentet më të ndjeshme – nga lindja, deri te përkujdesja për nënën dhe foshnjën.

OIK në bashkëpunim me UISH u zotuan që do të jenë zëri dhe përkrahja më e madhe e mamive.

Ky Kongres u organizua nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë në Tiranë, ndërsa pjesëmarrës të përfaqësuar nga OIK ishin Mamitë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

“Mamia nuk është vetëm profesion – është mision jetik për jetën” – theksoi kryetarja e OIK, znj. Nexhmije Gori, e cila këtë vit përfaqësoi Kosovën në Kongresin e Parë Kombëtar të Mamive në Shqipëri, me temën:

“Mamia si Figurë Thelbësore e Kujdesit Shëndetësor: Inovacioni dhe Lidershipi për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës.”

 

Në fjalimin e saj, znj. Gori tha se në kohë sfidash dhe ndryshimesh të mëdha, nevoja për inovacion, udhëheqje të bazuar në dije dhe bashkëpunim rajonal është më e rëndësishme se kurrë më parë.

 

“Kosova dhe Shqipëria ndajnë jo vetëm gjuhën dhe kulturën, por edhe vizionin për një sistem shëndetësor më të fortë dhe më të drejtë”, ka thënë kryetarja Gori.

 

Ajo ka përcjellur përshëndetjet në emër të OIK dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për avancimin e profesionit të mamisë dhe infermierisë në tërësi.

 

Gjatë kongresit, ajo mbajti edhe një ligjëratë shkencore me temën:

“Ndikimi i burimeve spitalore dhe disponueshmëria e mbështetjes profesionale të laktacionit në Kliniken e Neonatologjise: Rezultatet e anketave të ushqyerjes me gji 2023-2024,” duke prezantuar përvojat dhe nevojën për fuqizimin e rolit edukativ të mamisë në shëndetin e nënës dhe fëmijës.

 

 

Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Mamisë.

Oda e Infermierëve është krenare për kontributin tuaj të palëkundur në shërbim të jetës.