Blog

HomeUncategorized @srDiskutim Publik për Rregulloren për Stazhin Themelor të Profesionistëve Shëndetësorë

Diskutim Publik për Rregulloren për Stazhin Themelor të Profesionistëve Shëndetësorë

 

Qëllimi i procesit të konsultimit publik është komunikimi dhe bashkëpunimi me anëtarësinë e Odës së Infermierëve të Kosovës, institucionet shëndetësore dhe grupet e interesit, me qëllim që të inkurajohet kontributi i tyre në përmirësimin dhe plotësimin e aktit normativ që rregullon stazhin themelor të profesionistëve shëndetësorë me përgatitje të mesme dhe të lartë shkollore.

Ky proces synon avancimin e mëtejshëm të parimeve të transparencës, ligjshmërisë, barazisë dhe standardizimit profesional në organizimin, zbatimin dhe vlerësimin e stazhit themelor, si dhe përcaktimin e qartë të procedurave, kritereve, roleve dhe përgjegjësive të palëve të përfshira në këtë proces.

Akti normativ i dhënë për diskutim publik është:

  • RREGULLORE PËR STAZHIN THEMELOR TË PROFESIONISTËVE SHËNDETËSORË ME PËRGATITJE TË MESME DHE TË LARTË SHKOLLORE

Në këtë fazë, dokumenti shpaloset për konsultim publik me qëllim të marrjes së ideve, komenteve dhe rekomandimeve nga anëtarësia e OIK-ut, institucionet shëndetësore publike dhe private, organizatat profesionale, ekspertët e fushës, institucionet relevante dhe individët e interesuar që janë të ndikuar apo kanë relacione bashkëpunimi me OIK-un.

Në kuadër të këtij procesi, Oda e Infermierëve të Kosovës do ta japë Rregulloren në konsultim publik për periudhën:

nga data 02.02.2026 deri më datë 15.02.2026

Sponsorizuesit e aktit, Shërbimi Profesional dhe organet e OIK-ut shprehin gatishmërinë e plotë për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo kërkese për pjesëmarrje në takime eventuale konsultative, ku do të diskutohej për përmbajtjen dhe dispozitat e kësaj rregulloreje.

Pas përmbylljes së procesit të konsultimit publik, të gjitha kontributet e pranuara do të shqyrtohen dhe vlerësohen në mënyrë profesionale dhe transparente. Në bazë të kritereve të përcaktuara, kontributet relevante do të integrohen në versionin përfundimtar të rregullores, e cila më pas do t’i procedohet për miratim Kuvendit të OIK-ut.

Oda e Infermierëve të Kosovës do të hartojë Raportin e Konsultimit Publik, i cili do të përfshijë:
• të gjitha komentet dhe propozimet e pranuara,
• sqarimin se cilat komente janë marrë parasysh,
• arsyetimin për secilin koment apo rekomandim që nuk është inkorporuar.

Dorëzimi i kontributeve

Të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën e e-mailit:

[email protected]

me titull (subject):
“KOMENTE – RREGULLORE PËR STAZHIN THEMELOR”

E-maili duhet të përmbajë edhe këto të dhëna:
• Emri dhe mbiemri i personit që jep komente,
• Profesioni,
• Informatat e kontaktit (adresa, e-mail, telefoni),
• Data e dërgimit të komenteve.

Ju lutemi që në kuadër të kontributit tuaj me shkrim, të specifikoni qartë në çfarë cilësie jeni adresuar në këtë proces konsultimi (p.sh. si përfaqësues i një institucioni shëndetësor, organizate profesionale apo në cilësi individuale).

Të gjitha aktet normative që janë në diskutim publik mund t’i gjeni të bashkëngjitura me këtë njoftim ose duke KLIKUAR KËTU:
https://oik-ks.org/publikime/konsultime-publike/