Rilicencimi

HomeLicencimiRilicencimi
Rilicencimi profesional

Rilicencimi në OIK

Rilicencimi është procedura për vazhdimin e vlefshmërisë së licencës së punës. Anëtari duhet të përmbushë kriteret e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) ose, kur këto nuk plotësohen, t’i nënshtrohet provimit për vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive profesionale.

100 pikë

Kriteri i EVP-së

Kriteri standard për rilicencim përmes edukimit të vazhdueshëm profesional.

90–30 ditë

Afati i rregullt

Rregullorja përcakton inicimin e procedurës nga 90 deri jo më vonë se 30 ditë para skadimit.

Kriteret bazë

Kushtet për rilicencim

Kriteri profesional

Të ketë përmbushur kriterin e EVP-së ose të ketë kaluar provimin për vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive profesionale.

Licenca paraprake

Të dorëzojë/ngarkojë kopjen e licencës paraprake.

Obligimet ndaj OIK-ut

Të ketë përmbushur obligimet e anëtarësisë dhe detyrimet tjera ndaj OIK-ut.

Pagesa e rilicencimit

Të ketë realizuar pagesën sipas nivelit të shkollimit dhe afatit të aplikimit.

Mbi 65 vjeç

Kërkohet certifikatë mjekësore për aftësinë për punë; licenca lëshohet për 2 vite dhe kriteret/taksa përshtaten proporcionalisht.

Dokumentacioni i plotë

Aplikimi duhet të përmbajë dokumentacionin e kërkuar për rilicencim, të plotë, të saktë dhe të lexueshëm.

Dokumentacioni

Dokumentet për aplikim

  • Kopja e dokumentit valid të identifikimit.
  • Ekstrakti i lindjes; kur ka ndryshim mbiemri, edhe dokumenti përkatës i gjendjes civile.
  • Kopjet e diplomave pasdiplomike, nëse aplikuesi posedon kualifikime të tilla.
  • Kopja e licencës paraprake.
  • Certifikatat e EVP-së pas datës së lëshimit të licencës.
  • Kontrata e punës për sektorin privat, kur aplikohet.
  • Për të papunët, vërtetimi nga Trusti Pensional për 6 muajt e fundit.
Formati: dokumentet duhet të jenë të skanuara, të lexueshme dhe në PDF. Certifikatat e EVP-së bashkojini në një skedar të vetëm.
Verifikimi: Komisioni mund të kërkojë certifikatat ose dokumentet origjinale për verifikim.
Rruga standarde

Rilicencimi përmes Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP)

EVP është obligim profesional dhe baza kryesore për plotësimin e kushteve të rilicencimit. Pikët llogariten nga data e lëshimit të licencës së fundit të punës.

100 pikë

Brenda 5 viteve

Anëtari duhet të grumbullojë gjithsej 100 pikë kredituese gjatë periudhës pesëvjeçare të licencës.

15–25 pikë

Orientimi vjetor

Rregullorja përcakton pjesëmarrje në aktivitete të EVP-së në mënyrë që për çdo vit të fitohen së paku 15–25 pikë.

50%

Fusha e ngushtë

Për profesionet specifike, së paku 50% e pikëve kredituese duhet të jenë nga fusha e ngushtë e profesionistit.

Toleranca deri në 5%

Rregullorja parasheh nivel tolerance deri në 5% nga kriteri i përgjithshëm i pikëve.

Ndërprerja e arsyetuar e EVP-së

Për pushim lehonie, sëmundje personale ose të familjes së ngushtë dhe arsye të tjera të dëshmuara, mund të kërkohet lirim nga grumbullimi i pikëve deri në 1 vit, përkatësisht 20 pikë. Për periudhë më të gjatë vendos Këshilli Drejtues.

Pikët brenda një viti

Nëse brenda një viti arrihen më shumë se 30 pikë, pikët mbi këtë kufi nuk transferohen për t’u njohur në vitin pasues.

Portofoli personal i EVP-së

  • Certifikatat dhe dëshmitë e pjesëmarrjes aktive ose pasive duhet të ruhen dhe të paraqiten për valorizim.
  • Komisioni mund të kërkojë origjinalet për verifikim.
  • Publikimet profesionale dhe shkencore mund të paraqiten si dëshmi për valorizim, sipas Rregullores për EVP.
  • Për aktivitetet e zhvilluara jashtë vendit duhet të paraqitet dëshmia përkatëse e pjesëmarrjes.

Cilat aktivitete njihen?

  • Aktivitetet vendore të paakredituara nga OIK-u nuk merren parasysh nga Komisioni për Rilicencim.
  • Pikët valorizohen sipas llojit të aktivitetit dhe Shtojcës së Rregullores për EVP.
  • Për profilet specifike, pikët nga oda të tjera njihen sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit të OIK-ut.
  • Në rast dyshimi për vlefshmërinë e certifikatës, Komisioni për Rilicencim kërkon opinionin e KEVP-së.
Valorizimi dhe ankesa: procedura për valorizimin e portofolit iniciohet përmes aplikimit elektronik për rilicencim. Pala e pakënaqur me valorizimin e pikëve ka të drejtë ankese pranë Këshillit Drejtues brenda 15 ditëve nga pranimi i rezultatit të valorizimit.
Nëse nuk plotësohen pikët e nevojshme: profesionisti i nënshtrohet provimit për vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive profesionale sipas profilit përkatës.
Verifikimi i origjinalitetit të certifikatave: OIK-u ka mekanizma për verifikimin e origjinalitetit të certifikatave të paraqitura për valorizim. Në rast të dyshimit për falsifikim ose keqpërdorim të dokumentacionit, rasti procedohet automatikisht te organet kompetente të OIK-ut, përfshirë Prokurorinë e OIK-ut dhe Këshillin Etik, për trajtim të mëtejmë sipas kompetencave.
Platforma elektronike

Si të aplikoni online?

Kyçuni në profil

Hapni app.oik-ks.org.

Licencat → Aplikoni për Ri-Licencim

Zgjidhni menynë përkatëse.

Zgjidhni licencën

Nëse mungon në listë, shtojeni me të dhënat saktë si në licencë.

Ngarkoni dokumentet dhe certifikatat

Ngarkoni licencën, certifikatat e EVP-së dhe dokumentet tjera.

Pranoni deklaratën nën betim

Konfirmoni saktësinë e të dhënave.

Pranoni dhe paguani faturën

Fatura dërgohet në email pas aplikimit të suksesshëm.

Kur duhet të aplikoni?

Afatet e rilicencimit

90–31 ditë para

Faza 1

Zbritje 50% nga taksa bazë.

30–0 ditë para

Faza 2

Taksa standarde.

1–30 ditë pas

Faza 3

Shtesë 30% mbi taksën bazë.

Mbi 31 ditë pas

Faza 4

Shtesë 50% mbi taksën bazë.

Sipas Rregullores: procedura iniciohet 90 ditë para dhe jo më vonë se 30 ditë para skadimit. Kur afati respektohet, licenca paraprake vazhdon të jetë e vlefshme deri në vendim.
Pas afatit: anëtari që nuk e respekton afatin e Rregullores nuk mund të ushtrojë veprimtarinë deri në nxjerrjen e vendimit për rilicencim.
Vendimi për tarifat

Tarifat sipas afatit

Vendimi zbatohet nga 1 korrik 2025.

Niveli90–31 ditë para30–0 ditë para1–30 ditë pasMbi 31 ditë pas
Shkollim i mesëm15 €30 €39 €45 €
Shkollim i lartë20 €40 €52 €60 €
Bachelor20 €40 €52 €60 €
Master20 €40 €52 €60 €
Kur mungojnë pikët

Rilicencimi përmes provimit profesional

200 €

Më pak se 50 pikë

Anëtarët që nuk kanë grumbulluar minimumin e pikëve të kërkuara të EVP-së i nënshtrohen provimit profesional me taksën e plotë prej 200 €.

100 €

Mbi 50 pikë

Anëtarët që kanë grumbulluar më shumë se 50 pikë të EVP-së dhe aplikojnë për rilicencim brenda 6 muajve nga data e skadimit të licencës përfitojnë 50% zbritje nga taksa e provimit dhe paguajnë 100 €.

100 €

Anëtarët e papunë

Anëtarët e papunë përfitojnë 50% zbritje nga taksa e provimit dhe paguajnë 100 €, sipas kritereve të përcaktuara nga OIK-u.

Aplikoni për provimin e rilicencimit

Licencat → Aplikoni për Provimin e Ri-Licencimit.

Valorizohen pikët

Komisioni vlerëson pikët e poseduar dhe aplikuesi njoftohet me email.

Paguani tarifën e provimit

Fatura gjenerohet sipas tarifës së provimit dhe zbritjes për anëtarët e papunë, kur plotësohen kriteret.

Provimi

Pas konfirmimit të pagesës, kandidati përfshihet në listën për provim.

Vlerësimi i pikëve para faturës së provimit: Pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara. Pas përfundimit të vlerësimit, aplikuesi njoftohet përmes emailit për numrin e pikëve të njohura dhe pranon faturën për provim sipas vendimit të Këshillit Drejtues.
Pagesa e provimit është obligative: nga pagesa e provimit nuk lirohet asnjë kategori e aplikuesve. Për anëtarët që kanë grumbulluar mbi 50 pikë dhe aplikojnë brenda 6 muajve nga data e skadimit të licencës, si dhe për anëtarët e papunë, zbatohet zbritja prej 50%, sipas vendimeve të OIK-ut.
Pas provimit: kandidati që kalon pajiset me certifikatë dhe përmbyll procesin e rilicencimit. Në rast moskalimi zbatohen procedurat për riprovim dhe, kur kërkohet, stazh profesional.

Pyetjet për Provimin Profesional të Rilicencimit

Për përgatitje për provimin profesional të rilicencimit, mund të shkarkoni dokumentin zyrtar me pyetjet e publikuara nga OIK-u.

Shkarko pyetjet e provimit
Licenca e skaduar

Kur skadimi ka kaluar më gjatë

6 muaj – 5 vite

Provimi për rilicencim

Anëtari i nënshtrohet provimit për rilicencim.

5 – 10 vite

Stazh deri në 3 muaj

Kërkohet stazh praktik dhe verifikim i aftësive/shkathtësive.

Mbi 10 vite

Stazh deri në 6 muaj

Kërkohet stazh praktik dhe procedura e vlerësimit sipas rregullores.

Psikolog Klinik

Kriteret e rilicencimit

  • 100 pikë të EVP-së brenda ciklit.
  • Aktivitetet duhet të jenë nga psikologjia klinike, këshillimore ose shëndeti mendor.
  • Në mungesë të pikëve, kandidati i nënshtrohet provimit për rilicencim.
  • Duhet të përmbushen obligimet ndaj OIK-ut dhe pagesa administrative.
  • Afati i aplikimit: 90–30 ditë para skadimit sipas rregullores.
  • Licenca e re zakonisht vlen 5 vite.
  • Mbi 65 vjeç kërkohet certifikatë mjekësore dhe licenca lëshohet për 2 vite.
Shpërndarja e licencës

Deklaroni adresën e saktë postare

Licenca e rilicencuar dërgohet përmes shërbimit postar në adresën e regjistruar në platformë.

1

Përditësoni të dhënat

Kontrolloni të dhënat personale para aplikimit.

2

Adresa e plotë

Adresa duhet të jetë e saktë dhe e qasshme nga posta.

3

Dërgimi

Licenca dërgohet në adresën e regjistruar.

Kujdes: OIK-u nuk mban përgjegjësi për vonesa ose kthim të licencës për shkak të adresës së pasaktë ose të paplotë.
Verifikimi i pagesës

Mënyrat e pagesës

Western Union, Capital Ria, Vllesa Pagesa dhe Posta e Kosovës

OIK-u pranon raportin ditor. Nuk është e nevojshme të dorëzoni fletëpagesën për verifikim, por ruajeni si dëshmi.

Bankat e tjera

Fletëpagesën e skanuar dërgojeni në [email protected] ose dorëzojeni në zyrat e OIK-ut. Shënoni emrin, mbiemrin, përshkrimin dhe numrin serik të faturës.

Lirimi nga pagesa e taksës për licencim/rilicencim:

Nga pagesa lirohen kategoritë e dala nga Lufta, përkatësisht: Veteranët, Dëshmorët, Invalidët e luftës, viktimat civile dhe familjarët e tyre (Prindërit, Bashkëshorti/ja dhe Fëmijët), duke dëshmuar statusin dhe lidhjen familjare me dokumentacionin përkatës.

Për të përfituar nga lirimi nga pagesa, ju lutemi të dërgoni në formë të skanuar:
  • Kartelën e veteranit ose dëshminë tjetër përkatëse të statusit.
  • Ekstraktin ose dëshminë e lidhjes familjare, si Certifikata e martesës apo bashkësisë familjare, kur lirimi kërkohet nga familjari.
Dokumentet duhet të dërgohen në Zyrën e Financave në [email protected]. Në subjekt të emailit shkruani: “Kërkesë për Lirim nga Pagesa – Emri Mbiemri”.

Për të shmangur vonesat në procedurë, dokumentet duhet të jenë të plota, sipas kritereve dhe të skanuara me cilësi të lartë.
Pyetje të shpeshta

FAQ

Sa pikë duhen për rilicencim?

Kriteri standard i publikuar është 100 pikë të EVP-së, përveç rasteve kur zbatohen kritere të tjera sipas vendimeve ose kohëzgjatjes së licencës.

Kur duhet të aplikoj?

Rregullorja përcakton periudhën 90–30 ditë para skadimit. Vendimi për tarifat përcakton faza dhe tarifa edhe për aplikimet më të vona.

Çfarë ndodh nëse nuk i kam pikët?

Kandidati i nënshtrohet provimit për vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive profesionale.

Çfarë ndodh pas 6 muajve nga skadimi?

Nga 6 muaj deri në 5 vite kërkohet provim për rilicencim; për periudha më të gjata zbatohen edhe kërkesa për stazh profesional.

A mund të kërkohen certifikatat origjinale?

Po. Komisioni mund t’i kërkojë për verifikim.

Për më shumë informata

Kontaktoni zyrën përkatëse.

Zyra për Rilicencim038/749-311[email protected]
Zyra për Psikolog Klinik[email protected]