Blog

HomeUncategorized @srNjoftim për përgatitjen e Planit Vjetor të Programeve të EVP-së për vitin 2026

Njoftim për përgatitjen e Planit Vjetor të Programeve të EVP-së për vitin 2026

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve Shëndetësorë të Kosovës njofton të gjitha subjektet e autorizuara për organizimin e aktiviteteve të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), sipas nenit 9 të Rregullores për EVP Nr. prot. 247, datë 25.08.2025, se kanë obligim të përgatisin Planin Vjetor të Programeve të EVP-së për vitin 2026.

Plani duhet të hartohet në përputhje me nenin 10 të Rregullores për EVP. Pas pranimit të propozimeve nga subjektet përkatëse, Këshilli Drejtues i OIK do të përcaktojë modalitetet dhe temat përfundimtare të EVP-së për vitin 2026.

Të gjitha subjektet e autorizuara duhet të sigurohen që propozimet e tyre për akreditim të programeve të jenë brenda listës së temave që do të miratohen nga Këshilli Drejtues i OIK.

Nga ju kërkohet që të:

  • analizoni nevojat reale për Edukim të Vazhdueshëm Profesional
  • shqyrtoni planet tuaja institucionale për vitin 2026
  • dërgoni propozimet e programeve në Zyrën për EVP të OIK deri më datën 30 tetor 2025

Propozimet mund të dorëzohen në formë fizike në Zyrën për EVP të OIK, ose në formë elektronike në adresën e emailit [email protected]

Kjo qasje synon të krijojë një rend dhe prioritet në zhvillimin e EVP-së, duke u bazuar në nevojat reale të sistemit shëndetësor në Kosovë dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të kompetencave profesionale të infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësorë.

Subjektet e autorizuara për organizimin e aktiviteteve të EVP-së janë:

  • Institucionet e arsimit të lartë të akredituara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
  • Institucionet shëndetësore të tri niveleve të kujdesit shëndetësor
  • Shoqatat profesionale të infermierëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë të OIK
  • Subjektet biznesore që kanë të regjistruar veprimtarinë në fushën e profesionistëve shëndetësorë të OIK-ut
  • OJQ-të dhe subjektet ndërkombëtare që veprojnë në fushën e shëndetësisë
  • Odat e tjera të profesionistëve shëndetësorë

Ftojmë të gjitha institucionet që të dërgojnë propozimet e tyre në formë zyrtare, të nënshkruara nga Udhëheqësi përkatës i institucionit dhe Kryeinfermieri/Koordinatori i EVP-së.

Njoftimi i plotë: Kliko këtu

Me respekt,
Nexhmije Gori
Kryetare e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës