APLIKIMI PËR PROVIMIN PROFESIONAL TË RILICENCIMIT – AFATI NËNTOR 2026
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës njofton anëtarët se është hapur aplikimi për Provimin Profesional të Rilicencimit për afatin e muajit nëntor 2026.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 23.11.2026.
Aplikimi bëhet online përmes profilit tuaj në platformën e OIK-ut. Pas kyçjes në profil, zgjidhni menynë “Licencat” dhe më pas butonin “Apliko për Provimin e Rilicencimit”.
Pas aplikimit me sukses dhe konfirmimit të pagesës, aplikimi do të kalojë në procesin e vlerësimit të pikëve të poseduara. Pas përfundimit të vlerësimit, kandidatët do të njoftohen përmes e-mailit për numrin e pikëve dhe do të pranojnë faturën për provim.
Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional, kandidati do të përfshihet në listën për t’iu nënshtruar provimit.
Provimi mbahet në javën e fundit të muajit, në ambientet e OIK-ut, ndërsa për datën dhe orën e saktë kandidatët do të njoftohen me kohë.
Për informata më të hollësishme, vizitoni webfaqen e OIK-ut, menynë “Licencimi” dhe nënmenynë “Rilicencimi”.
Ju rekomandojmë të lexoni edhe Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve Shëndetësorë, veçanërisht nenin 9, ku përcaktohet procedura e Provimit Profesional.
Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete dokumentin e identifikimit, letërnjoftimin ose pasaportën, apo kartelën e anëtarësisë.
Aplikoni brenda afatit të përcaktuar.