Blog

HomeUncategorized @srHapet aplikimi për EVP – Sesioni Vjeshtor 2026

Hapet aplikimi për EVP – Sesioni Vjeshtor 2026

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) njofton të gjithë anëtarët se është hapur aplikimi për pjesëmarrje në EVP – Sesioni Vjeshtor 2026.

Aplikimi do të jetë i hapur në periudhën:

01 tetor 2026 – 18 tetor 2026

Aplikimi bëhet përmes profilit tuaj në platformën online të OIK-ut, në menynë “Trajnime”, duke klikuar butonin “Apliko”.

Gjatë aplikimit, secili aplikues duhet:

  • të zgjedhë formën e pjesëmarrjes: fizike ose online;
  • të zgjedhë regjionin në të cilin aplikon;
  • të përfundojë aplikimin sipas hapave të paraqitur në platformë.

Për aplikuesit që përzgjedhin pjesëmarrjen fizike, pas aplikimit do të gjenerohet dhe dërgohet kodi QR për identifikim.

Për aplikuesit që përzgjedhin pjesëmarrjen online, informatat për qasje do të dërgohen me kohë.

Ju njoftojmë gjithashtu se për detaje tjera rreth mbajtjes dhe organizimit të aktivitetit do të informoheni me kohë.

Ky aktivitet është në proces të akreditimit nga KEVP.

Për aplikim, ju lutem qasuni në profilin tuaj në platformën online të OIK-ut.

Me respekt,
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës