
Anëtarë OIK dhuruan gjak në nderë të javës së infermierisë
Në kuadër të Javës së Infermierisë dhe Mamisë, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) organizoi një aksion humanitar për dhurimin e gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.
Këtij aktiviteti fisnik iu bashkuan zyrtarë të lartë të OIK-ut, përfshirë anëtarë të kabinetit të kryetares Nexhmije Gori, nënkryetarja Leonora Bakija si dhe përfaqësues të Këshillit Drejtues dhe Kuvendit të Odës, së bashku me shumë profesionistë shëndetësorë nga e gjithë Kosova.
Dhjetëra infermierë, mami dhe staf tjetër shëndetësor kontribuan duke dhuruar gjakun e tyre për të shpëtuar jetë.
OIK falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe inkurajon qytetarët që të ndjekin këtë shembull solidariteti dhe humanizmi.
