Blog

HomeUncategorizedDiskutim Publik për Draft-Rregulloren për Licencimin dhe Ri-licencimin e Logopedëve

Diskutim Publik për Draft-Rregulloren për Licencimin dhe Ri-licencimin e Logopedëve

Oda e Infermierëve të Kosovës shpall të hapur konsultimin publik për Draft-Rregulloren për Licencimin dhe Ri-licencimin e Logopedëve.

 

Qëllimi i këtij procesi është të mundësohet komunikimi me anëtarësinë dhe grupet e interesit për të inkurajuar përfshirjen dhe kontributin në përmirësimin dhe plotësimin e akteve të përgjithshme të OIK-ut. Rregullorja synon të rregullojë procesin e licencimit dhe ri-licencimit të logopedëve në mënyrë profesionale, të drejtë dhe transparente, duke përcaktuar qartë procedurat dhe kriteret për ushtrimin e kësaj veprimtarie profesionale.

 

Drafti i rregullores është i hapur për konsultim publik nga data 08/08/2025 deri më 01/10/2025.

Në këtë fazë, dokumenti publikohet për të marrë ide, komente dhe rekomandime nga opinioni i gjerë, organizatat profesionale, ekspertët dhe individët e interesuar apo të ndikuar nga kjo fushë.

Sponsorizuesit e aktit, Shërbimi Profesional dhe organet e OIK-ut shprehin gatishmërinë për të marrë pjesë në takime eventuale me palët e interesit ku do të diskutohet përmbajtja e këtij dokumenti.

 

Dorëzimi i komenteve dhe të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën:

[email protected]
me titull (subject):
“KOMENTET – RREGULLORJA PËR LICENCIMIN DHE RI-LICENCIMIN E LOGOPEDËVE”

E-maili duhet të përmbajë këto të dhëna:

  • Emri dhe mbiemri i personit që jep komente;
  • Profesioni;
  • Informatat e kontaktit (adresa, e-mail, telefoni);
  • Data e dërgimit të komenteve.

Ju lutemi që në kuadër të kontributit tuaj me shkrim, të specifikoni qartë në çfarë cilësie jeni adresuar në këtë proces konsultimi (p.sh. në cilësinë e përfaqësuesit të një organizate, institucioni, apo në mënyrë individuale).

Pas përmbylljes së procesit të konsultimit publik, të gjitha kontributet e pranuara do të shqyrtohen dhe vlerësohen. Mbi bazën e kritereve përkatëse, ato do të integrohen në versionin përfundimtar të rregullores, i cili do t’i dërgohet për aprovim Kuvendit të OIK-ut.

 

Oda e Infermierëve të Kosovës do të hartojë raportin e konsultimit publik, i cili do të përfshijë të gjitha komentet dhe propozimet e pranuara, informacione për komentet e marra parasysh dhe ato që nuk janë marrë parasysh, arsyetimet përkatëse për çdo koment.

 

Për të lexuar Draft-Rregulloren për Licencimin dhe Ri-licencimin e Logopedëve dhe dokumentet tjera në konsultim publik, ju lutem klikoni këtu:
https://oik-ks.org/publikime/konsultime-publike/