Licencimi

Licencimi profesional

Licencimi në OIK

Licenca e punës është dokument publik që dëshmon kompetencën profesionale të anëtarit për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në kuadër të profilit përkatës.

5 vite

Vlefshmëria e licencës

Licenca e zakonshme lëshohet me afat pesëvjeçar.

45 ditë

Afati i shqyrtimit

Komisioni shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin brenda afatit të përcaktuar.

Kriteret bazë

Kushtet e përgjithshme për licencim

Shkollimi profesional

Duhet të ketë përfunduar shkollimin përkatës ose ta ketë diplomën e huaj të nostrifikuar.

Provimi ose stazhi

Duhet të ketë përfunduar provimin profesional ose stazhin profesional, për profilet ku kërkohet.

Anëtarësimi në OIK

Licencimi realizohet pasi profesionisti të jetë regjistruar dhe anëtarësuar në OIK.

Obligimet ndaj OIK-ut

Duhet të jenë përmbushur obligimet e anëtarësisë dhe detyrimet e tjera përkatëse.

Taksa administrative

Duhet të realizohet pagesa e taksës së licencimit sipas faturës dhe vendimeve në fuqi.

Shtetësia e Kosovës

Aplikuesi duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara me Rregulloren për Licencim.

Nivelet e shkollimit dhe kërkesat specifike

Zgjidhni kriteret që zbatohen për aplikimin tuaj

Licencimi paraqitet sipas nivelit të shkollimit. Për psikologët klinikë zbatohen kritere shtesë të përcaktuara me rregullore të veçantë.

Niveli i shkollimit

Licencimi me shkollim të mesëm dhe të lartë

Aplikuesi duhet të ketë përfunduar profilin përkatës shëndetësor dhe praktikën ose stazhin profesional sipas kërkesave të profilit.

Dokumentet kryesore

  • Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Republikës së Kosovës.
  • Ekstrakti i lindjes; kur ka ndryshim mbiemri, edhe dëshmia përkatëse.
  • Diploma e noterizuar e profilit shëndetësor.
  • Vendimi për nostrifikim, kur shkollimi është përfunduar jashtë Kosovës.
  • Dëshmia e përfundimit të praktikës ose stazhit profesional.
  • Licenca e veprimtarisë së institucionit, kur praktika është kryer në institucion privat dhe kërkohet nga procedura.
Formati i dokumenteve: dokumentet duhet të jenë të skanuara, të lexueshme dhe në PDF. Dokumentet me disa faqe bashkohen në një skedar.
Ndryshimi i profilit: licenca paraprake duhet t’i dorëzohet OIK-ut para marrjes së licencës së re.
Niveli universitar

Licencimi me Bachelor dhe Master

Ky seksion zbatohet për profilet për të cilat kualifikimi profesional dëshmohet me diplomë universitare të nivelit Bachelor ose Master, varësisht nga profili dhe kriteret përkatëse.

Dokumentet kryesore

  • Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Republikës së Kosovës.
  • Ekstrakti i lindjes; kur ka ndryshim mbiemri, edhe dëshmia përkatëse.
  • Diploma Bachelor ose Master e noterizuar, sipas nivelit dhe profilit për të cilin aplikohet.
  • Vendimi për nostrifikimin e diplomës, kur studimet janë përfunduar jashtë Kosovës.
  • Certifikata e provimit profesional ose dëshmia tjetër përkatëse, kur kërkohet.
  • Dëshmia e pagesës së taksës administrative.

Kontrolloni para aplikimit

  • Dokumenti i identifikimit të jetë valid.
  • Diploma të jetë noterizuar dhe dokumenti të jetë i plotë.
  • Të dhënat personale në të gjitha dokumentet të përputhen.
  • Dokumentet të jenë skanuar, jo fotografuar.
  • Certifikata e provimit profesional të jetë ngarkuar, kur kërkohet.
Kritere të posaçme

Licencimi i psikologëve klinikë

Psikologu klinik i licencuar nga OIK-u mund ta ushtrojë profesionin në mënyrë të pavarur. Bashkëpunëtori profesional i psikologut klinik mund ta ushtrojë profesionin vetëm nën mbikëqyrjen e psikologut klinik.

Psikolog klinik

  • Studime Bachelor në fushën e psikologjisë.
  • Master në psikologji klinike, psikologji këshilluese, neuroshkencë, psikologji të përgjithshme ose program të barasvlershëm.
  • Nostrifikimi i diplomave të përfunduara jashtë Republikës së Kosovës.
  • Provimi profesional për licencë.
  • Regjistrimi dhe anëtarësimi në OIK.
  • Përmbushja e obligimeve dhe pagesa e taksës administrative.

Bashkëpunëtor profesional

Bashkëpunëtori profesional licencohet dhe punon nën mbikëqyrjen e psikologut klinik, sipas kritereve dhe kompetencave të përcaktuara me aktet e OIK-ut.

  • Programet arsimore mund t’i nënshtrohen barasvlerësimit.
  • Për rrugën e paraparë me praktikë kërkohen pesë vite punë si bashkëpunëtor profesional.
  • Kërkohet dëshmi për 200 orë të mbikëqyrura në vit në institucione të licencuara të shëndetit mendor.

Barasvlerësimi

Programi duhet të ketë së paku 80% përputhshmëri përmbajtësore dhe kohore me programin bazë më të përafërt.

Pesë vite praktikë

Në rastet e përcaktuara kërkohet praktikim pesëvjeçar si bashkëpunëtor profesional.

200 orë në vit

Kërkohet punë e mbikëqyrur në institucione të licencuara të shëndetit mendor.

Ku mund të kryhet praktika profesionale?

Praktika mund të kryhet në Klinikën Psikiatrike në QKUK, qendrat e shëndetit mendor, shtëpitë për integrim në bashkësi, repartet e psikiatrisë në spitalet e përgjithshme, qendrat për punë sociale dhe institucionet private psikiatrike-psikologjike të licencuara.

Pajisja me faksimil

Psikologët klinikë pajisen me faksimil, i cili shërben si shenjë e identifikimit personal dhe profesional dhe përdoret për vërtetimin e dokumentacionit mjekësor.

  • Kërkesës për faksimil i bashkëngjitet kopja e licencës së punës.
  • Faksimili përmban logon e OIK-ut, emrin dhe mbiemrin, thirrjen profesionale dhe kodin e licencës.
  • Faksimili nuk mund të përdoret nga person tjetër në emër të bartësit.
  • Në rast dëmtimi ose humbjeje, anëtari duhet ta njoftojë OIK-un dhe të paraqesë kërkesë për faksimil të dytë, së bashku me dëshminë për publikimin e humbjes.
  • Faksimili është pronë e OIK-ut dhe dorëzohet në rastet e përcaktuara me rregullore.
Platforma elektronike

Si të aplikoni online?

Kyçuni në profil

Hapni app.oik-ks.org.

Hapni “Licencat”

Zgjidhni “Aplikoni për Licencim”.

Zgjidhni edukimin

Përzgjidhni edukimin ekzistues ose shtojeni.

Ngarkoni dokumentin profesional

Praktikën, stazhin ose provimin sipas kategorisë.

Pranoni deklaratën

Konfirmoni saktësinë e të dhënave.

Përfundoni aplikimin

Pranoni aplikacionin dhe faturën në email.

Realizoni pagesën

Paguani sipas faturës.

Çfarë të dhënash përmban aplikimi?

Aplikimi përmban së paku emrin, emrin e prindit dhe mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes, adresën e vendbanimit, vendin dhe datën e diplomimit, numrin personal, të dhënat mbi vendin e punës kur aplikohet, numrin e telefonit, emailin, deklaratën nën betim, datën dhe nënshkrimin.

Procedura administrative

Afatet dhe vendimmarrja

45 ditë

Shqyrtimi

Afati i vendimmarrjes.

15 ditë

Plotësimi

Afati për plotësim të dokumenteve.

15 ditë

Ankesa

Afati për ankesë.

5 vite

Licenca

Afati i zakonshëm i vlefshmërisë.

Mbi 65 vjeç: kërkohet certifikatë mjekësore për aftësinë për punë; licenca lëshohet për 2 vite.
Licencimi pas 5 viteve: kandidati që nuk e procedon licencimin brenda 5 viteve nga provimi shtetëror i nënshtrohet vlerësimit profesional; në rast dështimi, praktikës profesionale. Në rastet e përcaktuara pas stazhit, mund të kërkohet përsëritja e stazhit.
Taksat

Pagesa për licencim

Pagesa realizohet sipas nivelit të shkollimit dhe faturës së gjeneruar nga sistemi.

30 €

Shkollim i mesëm

Pagesa për aplikim për licencim me shkollim të mesëm.

60 €

Shkollim i lartë

Pagesa për aplikim për licencim me shkollim të lartë.

60 €

Bachelor / Master

Pagesa për aplikim për licencim në nivel universitar, sipas faturës së gjeneruar.

Western Union, Capital Ria, Vllesa Pagesa dhe Posta e Kosovës

OIK-u pranon raportin ditor nga këto institucione. Nuk është e nevojshme të dorëzohet fletëpagesa për verifikim; ruajeni si dëshmi.

Pagesat përmes bankave të tjera

Fletëpagesën e skanuar dërgojeni në [email protected] ose dorëzojeni në zyrat e OIK-ut. Shënoni saktë emrin, mbiemrin, përshkrimin dhe numrin serik të faturës.

Lirimi nga pagesa: kategoritë e dala nga lufta mund të lirohen nga pagesa për licencim sipas dokumentacionit dëshmues dhe procedurave në fuqi të OIK-ut.
Shërbime të lidhura me licencën

Kërkesat dhe vërtetimet

Kërkesat paraqiten përmes profilit të anëtarit. Sistemi shfaq dokumentet e nevojshme, faturën dhe statusin e kërkesës.

Ndërrim titulli

Dokument fizik 2 €

Ngarkohet licenca e skanuar dhe dokumentacioni që mbështet ndryshimin e titullit profesional.

Përmirësim licence

Dokument fizik 2 €

Ngarkohet licenca e skanuar dhe dokumenti përkatës për përmirësim; gabimi përshkruhet në koment.

Licencë e pa plastifikuar

Dokument fizik 2 €

Kërkohet ngarkimi i licencës së skanuar.

Dublikatë e licencës

Dokument fizik 2 €

Kërkohet dëshmia e shpalljes së pavlefshme ose raportimit, kopja e licencës kur disponohet dhe sqarimi i arsyes.

Vërtetim për procedurën e aplikimit për licencim

Online 2 €

Ngarkohet aplikacioni dhe dëshmia e pagesës së aplikimit për licencim.

Vërtetim për mënyrën e licencimit – brenda Kosovës

Online 2 €

Kërkohet licenca e skanuar.

Vërtetim për mënyrën e licencimit – jashtë Kosovës

Online 10 €

Kërkohet licenca e skanuar.

Vërtetim i Kodit Etik – brenda Kosovës

Online 2 €

Kërkohet dëshmia nga Trusti Pensional i Kosovës dhe kopja e skanuar e licencës.

Vërtetim i Kodit Etik – jashtë Kosovës

Online 10 €

Kërkohet dëshmia nga Trusti Pensional i Kosovës dhe kopja e skanuar e licencës.

Vërtetim për anëtarësim

Online 2 €

Vërtetimi paraqitet përmes modulit të kërkesave në profilin elektronik.

Procedura: pas dorëzimit, aplikuesi pranon aplikacionin dhe faturën në email. Pas konfirmimit të pagesës, kërkesa kalon në shqyrtim. Dokumentet online dërgohen elektronikisht pas aprovimit; për dokumentet fizike dërgohet njoftimi përkatës. Kur kërkohet përditësim i dokumenteve, afati për plotësim është 15 ditë nga pranimi i njoftimit.
Shpërndarja e licencës

Dërgimi i licencës përmes postës

Nga data 1 shtator 2025, OIK-u i shpërndan licencat përmes shërbimit postar në adresën e regjistruar nga anëtari në platformën elektronike.

Përditësoni të dhënat

Para aplikimit për licencim ose rilicencim, kontrolloni që të dhënat personale në profil të jenë të sakta dhe të përditësuara.

Deklaroni adresën e plotë

Adresa postare duhet të jetë e plotë, e saktë dhe e qasshme nga shërbimi postar.

Pranimi në adresën e regjistruar

Licenca dërgohet në adresën që figuron në platformë në momentin e përpunimit të kërkesës.

Përgjegjësia për adresën: OIK-u nuk mban përgjegjësi për vonesën, mosdorëzimin ose kthimin e licencës si rezultat i të dhënave të pasakta, adresës së paplotë ose adresës që nuk është e qasshme nga shërbimi postar.
Pas lëshimit të licencës

Përdorimi, ruajtja dhe dublikati i licencës

Përdorimi është personal

Licenca lëshohet në një ekzemplar origjinal. Nuk mund të përdoret, bartet ose autorizohet për përdorim nga një person tjetër.

Më shumë se një profil

Anëtarit të profilizuar në dy ose më shumë profile i lëshohet licencë e veçantë për secilin profil, me numër unik identifikues.

Dublikati

Në rast humbjeje ose dëmtimi të rëndë mund të kërkohet dublikatë, pas shpalljes së licencës së humbur si të pavlefshme në gazetë ditore ose pas paraqitjes në polici.

Humbja ose dëmtimi: dëshmia e publikimit ose raportimit në polici duhet t’i bashkëngjitet njoftimit dhe kërkesës drejtuar OIK-ut. Dublikati lëshohet me afat të njëjtë me licencën origjinale dhe paguhet taksa administrative përkatëse.
Vlefshmëria: në rast të humbjes së statusit të anëtarit të OIK-ut pushon edhe vlefshmëria e licencës së punës.
Informacion

Shtetasit e huaj

Profesionistët jo-kosovarë: profesionisti me shtetësi të huaj që dëshiron të ushtrojë veprimtari në Republikën e Kosovës është i obliguar të anëtarësohet në OIK. Përveç kushteve që vlejnë për profesionistët vendorë, kërkohen leja e qëndrimit me afat në Kosovë, licenca e punës nga vendi i origjinës, leja e punës e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe vërtetimi nga oda përkatëse e shtetit të origjinës. Kohëzgjatja e regjistrimit dhe anëtarësimit është në proporcion me kohëzgjatjen e lejes së punës.
Pyetje të shpeshta

FAQ

A duhet të jem anëtar i OIK-ut?

Po. Regjistrimi dhe anëtarësimi janë kushte për licencim.

A pranohen dokumentet e fotografuara?

Jo. Dokumentet duhet të jenë të skanuara, të lexueshme dhe në PDF.

Çfarë ndodh nëse dokumentacioni është i paplotë?

Mund të kërkohet plotësim brenda 15 ditëve.

Sa vlen licenca?

Zakonisht 5 vite; mbi 65 vjeç, 2 vite me certifikatë mjekësore.

Ku e gjej faturën?

Në email dhe në profilin elektronik pas aplikimit.

Si e pranoj licencën pas aprovimit?

Licenca dërgohet përmes shërbimit postar në adresën e regjistruar në platformën e OIK-ut. Para aplikimit sigurohuni që adresa të jetë e plotë dhe e saktë.

Për më shumë informata

Përzgjidhni zyrën përkatëse sipas llojit të licencimit.

Zyra për Licencim Tel: 038/749-211 [email protected] Orari: 09:00–14:00
Zyra për Psikolog Klinik [email protected]

Përmbajtja është strukturuar sipas Rregullores për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve të OIK-ut, Rregullores për Psikologët Klinikë dhe vendimeve për plotësim-ndryshimin e tyre.