Mënyra e aplikimit online
Për të aplikuar për Ri-licencim pasi të kyqeni në profilin tuaj mund të klikoni tek menyja Licencat => Aplikoni për Ri-Licencim.
Hapi i parë për të aplikuar për Ri-Licencim është nëse jeni të punësuar duhet ti deklaroni të dhënat e institucionit ku punoni, për sektorin Privat nevojitet Kontrata e punës dhe deklarimi i pagës Neto, nëse nuk jeni në marëdhënje pune duhet ta ngarkoni një dëshmi nga Trusti Pensional i Kosovës për 6 muajt e fundit.
Hapi i dytë është selektimi i licencës të cilën doni ta bëni rilicencimin dhe ngarkimi i dokumenteve si Kopja e Licencës, Kopjet e çertifikatave të aktiviteteve të EVP-së pas datës së lëshimit të licencës që posedoni(Të Skanuara të gjitha çertifikatat në një fajll), si dhe Ekstrakti i lindjes, jo më të vjetër se 6 muaj.
Pasi ta pranoni Deklaratën nën betim aplikoni për Rilicencim, dhe pas aplikimit me sukses do ta pranoni fakturën në email të cilën mund ta paguani në njërën nga degët më të afërta të Capital Ria apo Western Union.
Nëse pagesa e bëni në bankat tjera duhet ta sjellni në zyrat e OIK-ut për verifikim.