Trajnime

HomeTrajnime
EVP – Sesioni Vjeshtor 2026 | OIK
Njoftim dhe aplikim

EVP – Sesioni Vjeshtor 2026

Edukim i Vazhdueshëm Profesional për anëtarët e OIK-ut

Akredituar me 12 pikë EVP
Pjesëmarrja FALAS
Forma: Fizike / Online
Aplikimi mbetet i hapur deri një ditë para mbajtjes së aktivitetit në regjionin apo grupin përkatës. Aplikimi bëhet përmes profilit tuaj në platformën online të OIK-ut, në menynë “Trajnime”.

Si të aplikoni?

1
Kyçuni në profilin tuaj në platformën online të OIK-ut.
2
Në menynë “Trajnime”, gjeni “EVP – Sesioni Vjeshtor 2026” dhe klikoni “Apliko”.
3
Zgjidhni formën e pjesëmarrjes: Fizike ose Online.
4
Për pjesëmarrje fizike, zgjidhni regjionin përkatës.
5
Kontrolloni të dhënat dhe përfundoni aplikimin.

Pjesëmarrja fizike – datat dhe oraret

21tetor 2026

Ferizaj

Fillimi: ora 11:00

Regjistrimi: nga ora 10:30

22tetor 2026

Gjakovë

Fillimi: ora 11:00

Regjistrimi: nga ora 10:30

23tetor 2026

Pejë

Fillimi: ora 13:00

Regjistrimi: nga ora 12:30

24tetor 2026

Prizren

Fillimi: ora 12:00

Regjistrimi: nga ora 11:30

28tetor 2026

Gjilan

Fillimi: ora 10:00

Regjistrimi: nga ora 09:30

29tetor 2026

Mitrovicë

Fillimi: ora 11:00

Regjistrimi: nga ora 10:30

30tetor 2026

Prishtinë

Fillimi: ora 13:00

Regjistrimi: nga ora 12:30

Ftesa me lokacionin dhe detajet tjera të organizimit do t’u dërgohet pjesëmarrësve fizikë një ditë para mbajtjes së aktivitetit.

Pjesëmarrësit duhet të paraqiten 30 minuta para fillimit të aktivitetit për regjistrim dhe evidentim.

Pjesëmarrja online

Grupi 1 28 tetor 2026 nga ora 13:00
Grupi 2 29 tetor 2026 nga ora 13:00
Grupi 3 30 tetor 2026 nga ora 13:00

Ftesat për pjesëmarrësit online, me linkun për qasje, do të dërgohen sipas grupit në të cilin janë caktuar, më së largu deri më 27 tetor 2026.

Linkun për pjesëmarrje do të mund ta gjeni gjithashtu në profilin tuaj në platformën online të OIK-ut, në menynë “Trajnime”, brenda aplikimit përkatës.

E rëndësishme

Ju lutemi t’i përmbaheni formës së pjesëmarrjes dhe regjionit që keni përzgjedhur gjatë aplikimit.

Aplikuesit që kanë aplikuar për pjesëmarrje fizike nuk mund të marrin pjesë online, ndërsa aplikuesit që kanë aplikuar për pjesëmarrje online nuk mund të marrin pjesë fizikisht.

Njoftimet dhe ftesat do të dërgohen në përputhje me aplikimin tuaj.