OIK-u, në vazhdën e përpjekjeve për përmirësimin e mbrojtjes profesionale, juridike, sociale dhe materiale të anëtarësisë, ka siguruar një pako përfitimesh për anëtarët aktivë, duke përfshirë mbrojtjen ligjore, sigurimin e jetës, EVP dhe benefite të tjera që dalin nga anëtarësia.
Të gjithë anëtarët e OIK-ut të cilët kanë përmbushur obligimet e anëtarësisë përfitojnë nga pakoja e benefiteve të OIK-ut pa pagesë shtesë.
Pakoja e shërbimeve juridike ka për qëllim përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave profesionale dhe juridike të anëtarëve të OIK-ut në rastet kur të drejtat e tyre cenohen gjatë ushtrimit të profesionit, në marrëdhënien e punës apo në procedura të tjera që lidhen me statusin profesional të anëtarit.
Anëtarët që dëshirojnë të përfitojnë nga mbrojtja ligjore duhet të drejtohen në Zyrën Ligjore të OIK-ut ose të dërgojnë kërkesën përmes emailit [email protected], duke bashkëngjitur provat dhe dëshmitë materiale lidhur me çështjen që dëshirojnë ta ngrisin.
Sigurimi i jetës është benefit që mbulohet nga OIK-u për anëtarët e saj aktivë dhe nuk paraqet sigurim personal apo familjar shëndetësor. Mbulimi bëhet sipas kushteve të përcaktuara në policën e sigurimit.
| Nr. | Përshkrimi | Shuma siguruese |
|---|---|---|
| 1 | Vdekje nga aksidenti | 3,500 € |
| 2 | Invaliditet nga aksidenti | 1,500 € |
| 3 | Paaftësi nga lëndimi në punë | 3,000 € |
| 4 | Sëmundje onkologjike | 4,000 € |
| 5 | Vdekje nga sëmundje profesionale | 3,500 € |
| 6 | Vdekje natyrale deri në moshën 65 vjeçare | 1,000 € |
| 7 | Sëmundje të rënda nga pika V | 750 € |
| 8 | Qëndrim spitalor 7–14 ditë | 100 € |
| 9 | Qëndrim spitalor 15–21 ditë | 150 € |
| 10 | Qëndrim spitalor mbi 22 ditë | 200 € |
| 11 | Kirurgji kozmetike si pasojë e aksidentit | 250 € |
OIK-u ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me APR SH.P.K. – Asistencë e Përgjithshme Rrugore, përmes të cilit anëtarët aktivë të OIK-ut përfitojnë çmime preferenciale për shërbimet e asistencës rrugore në Kosovë, Rajon dhe Evropë.
OIK-u ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me HIB Petrol, përmes së cilës anëtarët e OIK-ut përfitojnë zbritje në furnizimin me karburante.
Anëtari duhet të paraqesë kartelën valide të anëtarësisë së OIK-ut në pikën e karburantit gjatë furnizimit.
Për të siguruar gjithëpërfshirje të anëtarëve në këto benefite, Kuvendi i OIK-ut ka përcaktuar mënyrën e pagesës së anëtarësisë si në vijim:
Përfitues të skemës janë anëtarët të cilët kanë përmbushur obligimet ndaj OIK-ut dhe janë përfshirë në listën e përfituesve. Anëtarët që i kryejnë obligimet pas afatit të përcaktuar vendosen në listën e pritjes për plotësim.