Blog

HomeUncategorized @srNJOFTIM PËR PROVIMIN PROFESIONAL TË RILICENCIMIT – 27.11.2026

NJOFTIM PËR PROVIMIN PROFESIONAL TË RILICENCIMIT – 27.11.2026

Të nderuar kandidatë,

Ju njoftojmë se Provimi Profesional i Rilicencimit për të gjitha profilet do të mbahet më 27.11.2026, me fillim nga ora 10:00, në ambientet e OIK-ut.

Afati i aplikimit për këtë afat të provimit tashmë është mbyllur.

Të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses procedurën e aplikimit dhe kanë realizuar pagesën për Provimin Profesional do të pranojnë ftesën dhe informatat përkatëse përmes e-mailit.

Ju lutemi që para provimit të kontrolloni rregullisht e-mailin tuaj, përfshirë edhe dosjen “Spam/Junk”.

Pyetjet e provimit mund t’i gjeni në:
https://bit.ly/403CMwb

Ju inkurajojmë gjithashtu të lexoni Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve Shëndetësorë, veçanërisht nenin 9, i cili rregullon procedurën e Provimit Profesional.

Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete dokumentin e identifikimit (letërnjoftim/pasaportë) ose kartelën e anëtarësisë.

Me respekt,
OIK