Diskutim Publik për Draft-Rregulloren për Mbikëqyrjen Profesionale si dhe Draft Rregulloren për ndarjen e dekoratave, çmimit vjetor dhe mirënjohjeve për anëtarët e OIK
Oda e Infermierëve të Kosovës shpall të hapur konsultimin publik për Draft-Rregulloren për Mbikëqyrjen Profesionale si dhe Draft Rregulloren për ndarjen e dekoratave, çmimit vjetor dhe mirënjohjeve për anëtarët e OIK
Qëllimi i këtij procesi është të mundësojë komunikimin me anëtarësinë dhe grupet e interesit, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe kontributin për përmirësimin dhe plotësimin e akteve të përgjithshme të OIK. Draft-Rregulloret synojnë të rregullojnë proceset profesionale në mënyrë të drejtë, transparente dhe të qartë, duke përcaktuar procedurat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarive profesionale të mbikëqyrura nga OIK.
Periudha e konsultimit publik: 24 dhjetor 2025 – 24 janar 2026.
Në këtë fazë, dokumenti publikohet për të marrë ide, komente dhe rekomandime nga opinioni i gjerë, organizatat profesionale, ekspertët dhe individët e interesuar apo të ndikuar nga kjo fushë.
Sponsorizuesit e aktit, Shërbimi Profesional dhe organet e OIK-ut shprehin gatishmërinë për të marrë pjesë në takime eventuale me palët e interesit ku do të diskutohet përmbajtja e këtij dokumenti.
Dorëzimi i komenteve dhe të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën:
[email protected]
me titull (subject):
“KOMENTET – RREGULLORJA përkatëse për të cilën dërgohet komenti”
E-maili duhet të përmbajë këto të dhëna:
- Emri dhe mbiemri i personit që jep komente;
- Profesioni;
- Informatat e kontaktit (adresa, e-mail, telefoni);
- Data e dërgimit të komenteve.
Ju lutemi që në kuadër të kontributit tuaj me shkrim, të specifikoni qartë në çfarë cilësie jeni adresuar në këtë proces konsultimi (p.sh. në cilësinë e përfaqësuesit të një organizate, institucioni, apo në mënyrë individuale).
Pas përmbylljes së procesit të konsultimit publik, të gjitha kontributet e pranuara do të shqyrtohen dhe vlerësohen. Mbi bazën e kritereve përkatëse, ato do të integrohen në versionin përfundimtar të rregullores, i cili do t’i dërgohet për aprovim Kuvendit të OIK-ut.
Oda e Infermierëve të Kosovës do të hartojë raportin e konsultimit publik, i cili do të përfshijë të gjitha komentet dhe propozimet e pranuara, informacione për komentet e marra parasysh dhe ato që nuk janë marrë parasysh, arsyetimet përkatëse për çdo koment.
Për të lexuar Draft-Rregulloren për Mbikëqyrjen Profesionale si dhe Draft Rregulloren për ndarjen e dekoratave, çmimit vjetor dhe mirënjohjeve për anëtarët e OIK, ju lutem klikoni këtu:
https://oik-ks.org/publikime/konsultime-publike/