Blog

HomeInformata dhe AktiviteteVendim – Këshilli drejtues i OIK

Vendim – Këshilli drejtues i OIK

Këshilli drejtues i Odës së Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë Shëndetësorë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.03.2024, shqyrtoi çështjen e anëtarësimit të  Specialistëve të Biokimisë dhe të Psikologjisë të cilët shkollimin bazë të studimeve e kanë drejtimin Biologji dhe Kimi. Në përpjekje të zgjidhjes së këtij problemi, e duke ju referuar të gjitha akteve dhe shkresave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra ligjore e Kryeministrit, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë mori vendim si vijim:

  1. Për anëtarësim në Odën e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, të gjithë Specialistëve të Biokimisë me shkollim bazë të studimeve Biologji dhe Kimi dhe specialistëve të Psikologjisë klinike.
  2. Procedurat tjera të diskutohen në Odën e Mjekëve dhe në Ministrinë e Shëndetësisë.
  3. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Vendimi: KLIKO KËTU