Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional (KEVP) zbaton, mbikëqyr, planifikon dhe vlerëson aktivitetet e EVP-së për profesionistët shëndetësorë në kuadër të OIK-ut.
Komisioni përbëhet nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i OIK-ut.
Komisioni ushtron kompetencat publike të OIK-ut në fushën e EVP-së.
KEVP është organ i OIK-ut që mbikëqyr dhe aranzhon aktivitetet e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional.
Puna dhe procedurat e vendimmarrjes rregullohen me Rregulloren për Punën e Komisioneve, ndërsa zgjedhja e anëtarëve përcaktohet me aktet normative për zgjedhjet e brendshme të OIK-ut.
Zbaton procedurat administrative për evidentimin e EVP-së.
Akrediton aktivitetet dhe propozon akreditimin e programeve dhe planeve vjetore.
Përcakton pikët për aktivitetet e akredituara sipas rregullores.
Menaxhon regjistrin e aktiviteteve të EVP-së.
Zbaton buxhetin për pjesëmarrje dhe organizim të aktiviteteve.
Krijon kushte dhe stimulon sponsorizimin e aktiviteteve.
Mbikëqyr realizimin dhe standardet e aktiviteteve.
Bashkëpunon me Komisionin për Rilicencim dhe organet e tjera të OIK-ut.
Kryen detyra të tjera për realizimin e kompetencës publike të EVP-së.
Përgatit dhe propozon planin vjetor.
Shqyrton dokumentacionin, programin dhe kriteret.
Vendos për aktivitetin dhe pikët kredituese.
Mbikëqyr realizimin e programit të akredituar.
Shqyrton raportet dhe rishikon masat kur është e nevojshme.
KEVP bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me Këshillin Drejtues, Komisionin për Rilicencim dhe organet e tjera të Odës.
Miraton planin vjetor dhe vendos për çështjet që procedohen sipas rregullores.
Bashkëpunon për evidencën e profileve dhe valorizimin e pikëve.
Monitoron aktivitetet dhe dorëzon raportet përkatëse.
Dokumenti zyrtar mbi përbërjen, funksionimin dhe kompetencat e KEVP-së.
Kontaktoni Zyrën për Edukim të Vazhdueshëm Profesional të OIK-ut.