Platforma për praktikën profesionale është krijuar nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësor të Kosovës për të lehtësuar procesin e aplikimit, pajisjes me planprogram dhe librezë të praktikës profesionale.
Praktika profesionale është proces i detyrueshëm për kandidatët me përgatitje të mesme dhe të lartë shkollore në profilet e përfaqësuara nga OIK, të cilët aplikojnë për pajisje me licencë pune për herë të parë. Qëllimi i praktikës është zhvillimi i aftësive praktike, teknike dhe etike, si dhe përgatitja e kandidatëve për ushtrimin e pavarur të profesionit.
Ky proces realizohet në përputhje me Rregulloren për Praktikën Profesionale të Profesionistëve Shëndetësor me Përgatitje të Mesme dhe të Lartë Shkollore.
Kandidatët që kanë përfunduar shkollimin në profilet e përfaqësuara nga OIK dhe aplikojnë për licencë pune për herë të parë.
Praktika profesionale zgjat 6 muaj dhe realizohet sipas planprogramit përkatës të profilit.
Për aplikim kërkohet formulari elektronik, diploma e noterizuar dhe dokumenti identifikues. Për diplomat jashtë Kosovës kërkohet edhe nostrifikimi nga MASHTI.
Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës elektronike praktika.oik-ks.org. Kandidati plotëson formularin online, ngarkon dokumentet e kërkuara dhe pas aplikimit pranon të dhënat për qasje në profilin e tij.
Përmes profilit, kandidati mund të ndjekë statusin e aplikimit, të pranojë njoftime nga OIK dhe, nëse kërkohet nga administrata, të përditësojë të dhënat ose dokumentet e ngarkuara.
Planprogrami përcakton institucionet ku zhvillohet praktika, kohëzgjatjen për secilën pjesë të praktikës dhe përmbajtjen profesionale që kandidati duhet të realizojë gjatë periudhës së praktikës.
Praktika realizohet në institucionet e kujdesit parësor, institucionet spitalore dhe repartet përkatëse sipas profilit.
Përfshin praktikën në njësitë e stomatologjisë, klinikat stomatologjike dhe ordinancat private të licencuara.
Praktika zhvillohet në institucionet e rehabilitimit, klinikat përkatëse dhe shërbimet e mjekësisë fizikale.
Përfshin praktikë në barnatore të licencuara, shërbime farmaceutike në QKMF dhe institucione spitalore.
Praktika realizohet në institucione publike dhe private të licencuara për shërbime radiologjike.
Përfshin praktikë në QKMF, QMF, AMF, laboratorë dhe institucione spitalore të licencuara në fushën përkatëse.
Praktika përfshin edukimin shëndetësor, ushqyeshmërinë, aktivitetin fizik dhe institucionet përkatëse të shëndetit publik.
Praktika zhvillohet në institucione publike dhe private të licencuara për shërbime optike dhe oftalmologjike.
Pas shqyrtimit dhe aprovimit nga OIK, kandidati pajiset me Librezën e Praktikës Profesionale dhe Planprogramin e Praktikës Profesionale sipas profilit përkatës. Libreza përmban numrin unik të praktikës dhe QR Code për verifikim.
Për informata shtesë lidhur me praktikën profesionale, aplikimin ose planprogramet, kontaktoni:
Email: [email protected]
Platforma: https://praktika.oik-ks.org