Kriteret

Kriteret – Fondi i Solidaritetit

FONDI I SOLIDARITETIT

Kriteret dhe përfitimet

Informohuni mbi kriteret dhe kushtet për përfitimin e mbështetjes financiare nga Fondi i Solidaritetit, si dhe mbi mbulimet që ofrohen për anëtarët e OIK-ut në kuadër të Sigurimit të Jetës.

Fondi i Solidaritetit dhe Ndihmës Reciproke

Anëtarët e OIK-ut që plotësojnë kriteret e përcaktuara mund të përfitojnë mbështetje financiare me rastin e daljes në pension.

Përfitimi nga Fondi – Dalja në pension

Mbështetja financiare

300 €

Me daljen në pension, anëtarit të OIK-ut i ndahet mbështetje financiare e njëhershme në shumën 300 €.

Kriteret kryesore

  • Të jetë anëtar i OIK-ut.
  • Të ketë paguar rregullisht anëtarësinë.
  • Të dëshmojë daljen në pension me dokumentacionin përkatës.
  • Përfitimi me rastin e daljes në pension realizohet vetëm një herë.
Aplikimi për pensionim bëhet fizikisht në zyrat e OIK-ut. Formulari dhe dokumentacioni përkatës dorëzohen në OIK për shqyrtim.
PËRFITIME NGA SIGURIMI

Sigurimi i Jetës dhe Aksidenteve

Anëtarët aktivë të OIK-ut përfitojnë mbulim sipas kushteve të kontraktuara të sigurimit. Mbulimi përfshin sëmundje kritike dhe raste të caktuara të aksidenteve, sipas kushteve, limiteve dhe përjashtimeve të përcaktuara në dokumentacionin e sigurimit.

Kriteret për të qenë përfitues i Sigurimit

  • Të jetë anëtar aktiv i OIK-ut.
  • Të ketë përmbushur obligimet financiare ndaj OIK-ut dhe të jetë parapagues i rregullt i anëtarësisë.
  • Të jetë i përfshirë në listën e përfituesve/të siguruarve të dërguar nga OIK-u te kompania e sigurimit.
  • Të ketë plotësuar Pyetësorin Shëndetësor, sipas procedurës së përcaktuar për përfituesit e sigurimit.
  • Të plotësojë kushtet e përcaktuara në policën dhe dokumentacionin përkatës të sigurimit për rastin e paraqitur.
Përditësimi i listës së përfituesve: Anëtarët që i përmbushin obligimet pas përpilimit të listës së përfituesve vendosen në listën e pritjes. OIK-u bën përditësimin e listave të përfituesve një herë në gjashtë (6) muaj.

Vdekje nga aksidenti

3,500 €

Invaliditet nga aksidenti

1,500 €

Paaftësi nga lëndimi në punë

3,000 €

Sëmundje onkologjike

4,000 €

Vdekje nga sëmundje profesionale

3,500 €

Vdekje natyrale deri në moshën 65 vjeçare

1,000 €

Sëmundje të rënda nga pika V

750 €

Qëndrim spitalor 7–14 ditë

100 €

Qëndrim spitalor 15–21 ditë

150 €

Qëndrim spitalor mbi 22 ditë

200 €

Kirurgji kozmetike si pasojë e aksidentit

250 €

Sëmundjet kritike të mbuluara

  • Kancer;
  • Sëmundja e Alzheimerit;
  • Verbëri e pakthyeshme;
  • Komë që zgjat të paktën 4 ditë;
  • Humbje e përhershme dhe e pakthyeshme e dëgjimit;
  • Atak në zemër me dëmtim të funksionit të zemrës;
  • Djegie të shkallës së tretë;
  • Sklerozë multiple, me ashpërsi të përcaktuar;
  • Paralizë e plotë e cilitdo dy gjymtyrëve;
  • Insuficiencë renale;
  • Goditje në tru me çrregullime neurologjike;
  • Ndërhyrje kirurgjikale në aortë;
  • Bypass i arterieve koronare;
  • Kirurgji e valvulave të zemrës.
Kusht i rëndësishëm: diagnoza duhet të konfirmohet nga specialisti. Përfitimi për sëmundje kritike paguhet si shumë e njëhershme dhe i nënshtrohet periudhës së mbijetesës prej 28 ditësh nga diagnoza ose ndërhyrja kirurgjikale. Gjendjet e diagnostikuara para fillimit të mbulimit dhe gjendjet që rrjedhin nga sëmundje/simptoma të njohura para fillimit të mbulimit përjashtohen sipas kushteve të sigurimit.

Aksidentet personale

Mbulimi vlen për aksidente gjatë veprimtarisë profesionale të deklaruar në policë dhe gjatë veprimtarive të tjera joprofesionale, sipas kushteve të sigurimit.

Raste të përfshira

Ndër të tjera: helmim akut, mbytje, ngrirje, goditje nga dielli/nxehtësia, sforcime fizike, asfiksi me origjinë jo patologjike, pakujdesi dhe disa infeksione të lidhura me plagët nga aksidenti.

Përjashtimet

Polica përmban përjashtime të përcaktuara hollësisht, përfshirë disa raste të luftës/terrorizmit, dehjes ose drogës, akteve me dashje, aktiviteteve të caktuara sportive dhe fluturuese, drejtimit pa leje, epidemive/pandemive dhe raste të tjera të përcaktuara në kushtet zyrtare.

Dokumentet zyrtare

Rregullorja për Fondin e Solidaritetit

Shkarko

Formulari – Pensionimi

Shkarko

Kushtet – Sëmundje Kritike në Grup

Shkarko

Kushtet – Aksidentet Personale

Shkarko

Kushtet e Përgjithshme – Sigurimi i Jetës

Shkarko