Aplikimi për Akreditim të EVP

HomeAplikimi për Akreditim të EVP
Akreditimi i aktiviteteve EVP

Si të aplikoj për akreditim?

Subjektet e autorizuara mund të aplikojnë për akreditimin e aktiviteteve të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional përmes platformës elektronike të OIK-ut.

30

ditë para aktivitetit

Aplikimi dorëzohet së paku 30 ditë para datës së planifikuar të aktivitetit.

7

ditë para aktivitetit

Aktivitetet e akredituara dhe pikët përkatëse publikohen më së voni 7 ditë para mbajtjes.

Subjektet e autorizuara

Kush mund të aplikojë?

01

Institucionet e arsimit të lartë

Institucionet e akredituara nga organi kompetent i arsimit.

02

Institucionet shëndetësore

Institucionet e tri niveleve të kujdesit shëndetësor.

03

Shoqatat profesionale

Shoqatat e infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të OIK-ut.

04

Subjektet biznesore

Subjektet me veprimtari të ndërlidhur me fushën shëndetësore.

05

OJQ dhe organizata ndërkombëtare

Subjektet veprimtaria e të cilave lidhet me sistemin shëndetësor.

06

Odat profesionale

Odat e tjera të profesionistëve shëndetësorë.

Procedura

Aplikimi hap pas hapi

Përgatitni dokumentacionin

Programin, objektivat, metodologjinë, orarin, vendin, ligjëruesit dhe dokumentet përcjellëse.

Plotësoni aplikimin online

Procedura iniciohet përmes platformës elektronike të OIK-ut.

Dorëzojeni brenda afatit

Së paku 30 ditë para mbajtjes së aktivitetit.

Shqyrtimi nga KEVP

Komisioni vlerëson dokumentacionin dhe kriteret e aktivitetit.

Vendimi dhe pikët

KEVP vendos për akreditim ose refuzim dhe cakton pikët kredituese.

Dokumentacioni

Dokumentet e nevojshme

  • Programi i hollësishëm i aktivitetit.
  • Objektivat, metodologjia, orari dhe vendi.
  • Lista e ligjëruesve me CV.
  • Abstraktet e punimeve hulumtuese.
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit ose OJQ-së.
  • Certifikata e numrit fiskal.
  • Dëshmia e pagesës së taksës administrative.
  • Raporti i këshillit shkencor për kongrese, konferenca dhe simpoziume.

Kriteret për ligjëruesit

  • Nivel Master, shkathtësi teorike dhe praktike ose certifikim për fusha të caktuara.
  • Trajner i certifikuar.
  • Vlerësim pozitiv nga pjesëmarrësit dhe monitoruesit.
  • Për fusha specifike mund të përfshihen profesionistë me përvojë më të madhe.
Dokumentacioni i paplotë: mosplotësimi i dokumenteve dhe kritereve përbën bazë për refuzimin e akreditimit.
Tarifat

Taksat për aplikim dhe akreditim

Taksa e aplikimit

Lloji i aktivitetitTaksa
Konferencë, kongres, trajnim ose seminar vendor20 €
Konferencë, kongres, trajnim ose seminar ndërkombëtar30 €

Akreditimi për zhvillimin e programeve

Numri i pjesëmarrësvePagesa
1–100120 €
101–250300 €
251–500600 €
501–700900 €
Mbi 7001.50 € shtesë për çdo pjesëmarrës
Pagesat

Mënyra e pagesës dhe verifikimi

Western Union, Capital Ria, Vllesa Pagesa dhe Posta e Kosovës

OIK-u pranon raportin ditor nga këto institucione një ditë pas pagesës. Nuk është e nevojshme të dorëzohet fletëpagesa për verifikim.

Pagesat përmes bankave të tjera

Fletëpagesa duhet të dërgohet e skanuar në [email protected] ose të dorëzohet personalisht në zyrat e OIK-ut.

Në përshkrimin e pagesës shënoni saktë emrin, mbiemrin dhe numrin serik të faturës.

Pagesat ndërkombëtare

Banka: NLB Banka sh.a.

Adresa: Ukshin Hoti nr. 124, Prishtinë, Kosovë

SWIFT CODE: NLPR XK PR

IBAN: XK05

Pas akreditimit

Detyrimet e organizatorit

A

Programi

Aktiviteti realizohet sipas programit, temave, ligjëruesve dhe orarit të akredituar.

B

Pjesëmarrësit

Organizatori siguron regjistrin dhe e dorëzon sipas afateve të rregullores.

C

Certifikatat

Lëshohen në formatin e standardizuar nga OIK-u.

D

Ndryshimet

Ndryshimet njoftohen me shkrim së paku 5 ditë pune para aktivitetit.

E

Monitorimi

Aktiviteti mund të monitorohet edhe pa njoftim paraprak.

F

Vlerësimi

Çdo aktivitet i akredituar i nënshtrohet vlerësimit.

Rregullorja për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional

Dokumenti zyrtar për kriteret, procedurat dhe përgjegjësitë.

Hap rregulloren

Për më shumë informata

Kontaktoni Zyrën për Edukim të Vazhdueshëm Profesional të OIK-ut.