Historiku

Me miratimin e ligjit për odat e profesionisteve shëndetësor Nr-04/L -150 nga kuvendi i republikës së Kosovës, Profesionistët shëndetësor kanë fituar të drejta të vetë organizimit, te vet rregullimit dhe të vetë qeverisjes me qellim te avancimit, mbrojtjes dhe përfaqësimit te interesave profesionale si dhe te mbrojtjes dhe deontologjisë profesionale.

Ligji në fjale le hapësirë shumë të gjerë që Odat mjekësore të vetë rregullohen përmes aktivitetit normative brenda përgjegjësive te odes.

Për herë të par në historinë e Kosovës, shteti me ligj ka deleguar një pjesë substanciale te kompetencave shtetërore në administrim dhe vet rregullim te profesionisteve shëndetësore.

Oda e infermierëve të Kosovës si oda profesionale e profesionisteve shëndetësor me e madhja ne Kosovë ka pasur përgjegjësi shtese për përmbushjen e qëllimit dhe misionit te Ligjit.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës u themelua më 23 janar 2015, pas një procesi zgjedhor jashtëzakonisht shumë demokratik dhe transparent duke siguruar gjithë përfshirje profesionale, institucionale dhe territoriale.

Në mbledhjen e par konstituive te odes te mbajtur me 23 janar 2015 janë verifikuar dhe certifikuar rezultatet zgjedhore dhe është konstatua kuvendi i odes si organi me i lart përfaqësues dhe vet rregullues i odes.

Në të njëjtën seancë te kuvendit është ber edhe zgjedhja e kryetarit te Odes si organi ekzekutiv i odes.

Procesi i zgjedhjes se kryetarit te odes është zhvilluar me një konkurrencë te forte ne mes të kandidateve te certifikuar nga KQZ – ja për kryetar të odës.

Secili kandidat ka pasur mundësin qe te paraqes pikëpamjet dhe programin zhvillimor. Pas rundit te par zgjedhor dy kandidatet me numër me te madh të votave janë kualifikuar ne rundin e dytë zgjedhor.

Në dy rundet e para te votimit kandidatet e kualifikuar për rundin e dytë kanë marr numër te njëjtë te votave dhe vetëm ne rundin e tret është arrit zgjedhja e kryetarit te tanishëm z. Naser Rrustemaj.

Në mbledhjen konstituive te kuvendit përveç anëtareve të kuvendit prezent kanë qen edhe mysafir nga odat dhe shoqatat si motra te rajonit( Slloveni, Shqipëri, Maqedoni, Poloni etj.) si dhe kryetarët e odave te sapo formuara, ministri i  shëndetësisë dhe zyrtar te tjerë. Të gjithë te pranishmit kanë admiruar dhe përshëndetur procesin shumë demokratik te konstituimit te kuvendit dhe zgjedhjes se kryetarit te odes.

Nën administrimin e komisionit qendror zgjedhor te formuar nga ministria e shëndetësisë janë organizuara dhe mbajtur edhe dy kuvende konstituive pas se cilës janë zgjedhur te gjitha organet dhe komisionet e odes si në vijim:

 

ORGANET

 

KOMISIONET

Këshilli Drejtues i Odes Komisioni për Licencim
Këshilli Mbikëqyrës Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm
Këshilli Etik Komisioni për Etik Profesionale
Gjygji i Nderit Komisioni i Fondit të Solidaritetit
Prokurori i Odes Komisioni për Praktik Private