Blog

HomeInformata dhe AktiviteteKD i OIK merr vendim për Profilizimin e Mësimdhënësve Klinik

KD i OIK merr vendim për Profilizimin e Mësimdhënësve Klinik

Në mbështetje të nenit 20, paragrafi 1.9, neni 21, paragrafi 1.13, të Ligjit me Nr.04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, si dhe neni 23, paragrafi 1.9, neni 26, paragrafi 2.13 të Statutit të Odës së Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, Këshilli Drejtues me datë 28.03.2024 nxjerr këtë:
V E N D I M
Miratohet propozimi i Komisionit për profilizim të Mësimdhënësëve Klinik ne nivelin dytësor dhe tretësor dhe të Mësimdhënësëve Klinik në nivelin parësor.
Shërbimi profesional të filloj procedurat e licencimit në bazë të kritereve të cilat i kanë përcaktuar Komisioni për Licencim të profileve të lartëcekura, i formuar nga Këshilli Drejtues me date 03.2024.
Aplikuesit duhet të kenë:
-Certifikata e noterizuar- Mësimdhënës Klinik i Infermierisë( e vlerësuar me 120 ECTS) me çka dëshmohet që aplikuesi është certifikuar Mësimdhënës Klinik në Infermieri.
– Certifikata e noterizuar- Trajner i Infermierisë Familjare në KPSH ( e vlerësuar me 34 ECTS) me çka dëshmohet që aplikuesi është certifikuar Trajner I Infermierisë Familjare në KPSH.
– Të gjithë aplikuesit, duhet të sjellin një document zyrtar nga institucioni ku ata punojnë që dëshmon se së paku 5 vitet e fundit personi në fjalë është në detyra të punës aktive në cilësinë e Mësimdhënësit Klinik/ Trajnerit.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zyret e OIK duke plotësuar formularin e aplikimit si dhe dokumentet përcjellëse:
Kopja e dokumentit të identifikimit,
Kopja e licencës,
Taksa administrative.

Vendimi KLIKO KËTU