Kompetencat e Odës

HomeKompetencat e Odës

Kompetencat – Veprimtaritë  publike  të Odës jane:

  1. Miraton kodin e Etikës profesionale (Kodin e Etikës);
  2. Regjistron dhe mirëmban regjistrin e profesionistëve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësor dhe të gjitha Institucioneve shëndetësore;
  3. Lëshimi i licencave, ri-licencimi dhe revokimi i tyre;
  4. Zbatimi i mbikqyrjes profesionale me angazhim të ekspertëve të lëmive përkatëse;
  5. Bashkëpunimi me organet shtetërore dhe lokale që adresojnë çeshtjet e shëndetësisë dhe bashkëpunimi me shoqatat e tjera profesionale në vend dhe jashtë vendit;
  6. Ushtrojnë mbikqyrjen profesionale dhe ligjore mbi punën e profesionistëve shëndetësor;
  7. Planifikojnë, zbatojnë edukimin e vazhdueshem profesional;
  8. Ndërmjetëson në kontestet në mes anëtarëve të Odës dhe shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore;
  9. Organizon gjyqet e nderit në lidhje me përcaktimin e shkeljeve dhe obligimeve profesionale të anëtarëve të Odave dhe shqipton masa disiplinore;
  10. Cakton lartësinë e anëtarësisë të anëtarëve të Odës;
  11. Cakton lartësine e taksës për licencim, ri-licencimit, dhe lejeve tjera për ushtrim të veprimtarisë profesionale në bazë të autorizimeve ligjore;
  12. Lëshon kartelat e identifikimit dhe numrat identifikues për anëtarët e Odave;
  13. Me kërkesën e anëtarëve të Odës lëshon çertifikata, vërtetime dhe dokumente tjera në bazë të evidencës zyrtare të Odës.

Përgjegjësit publike, organet e Odës i ushtrojnë sipas procedurës së paraparë me ligjin mbi Proceduren e Përgjithshme Administrative.

Kompetencat tjera të Odës

Përveq autorizimeve publike nga neni 8 i ligjit mbi Odat mjekësore, Oda ushtron edhe këto punë:

  1. Përfaqëson dhe mbron interesat profesionale të anëtarëve të Odës në ushtrimin e profesionit;
  2. Kujdeset për ruajtjen e autoritetit të anëtarëve të Odës në ushtrirnin e punëve profesionale në pajtim me etikën profesionale;
  3. Mban evidencën e anëtarëve të Odës që ushtrojnë vepritmtarinë private shëndetësore dhe të cilët janë të regjistruar në regjistrin e organit kompetent në pajtim  me ligjin;
  4. Bashkëpunimi me organet shtetërore dhe lokale që adresojnë çështjet e shëndetësisë dhe bashkëpunimi me shoqatat e tjera profesionale në vend dhe jashtë vendit;
  5. Bashkëpunimi në përgatitjen e ligjeve, dokumenteve si dhe akteve tjera nënligjore në sektorin e shëndetësisë si dhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre;
  6. Propozimi dhe inicimi i procedurave për nxjerrjen e akteve të përgjithshme dhe të veçanta në përputhje me Ligjin, Statutin dhe aktet tjera të Odës;
  7. Përcaktimi i çmimores së shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve farmaceutike, në bashkëpunim me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe shfrytezuesit e shërbimeve shëndetësore;
  8. Përcaktimi i çmimeve të produkteve medicinale në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse;
  9. Bashkëpunimi në përpilimin e plan-programeve për edukimin e vazhdueshëm profesional për të gjithë profesionistët shëndetësorë;
  10. Zbatimi i aktiviteteve shkencore dhe hulumtuese në përputhje me detyrat dhe përgjegjesitë e Odës;
  11. Përfaqesimi i interesave profesionale dhe sociale të profesionisteve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve tjerë;
  12. Konsultimi, ofrimi i ndihmës dhe përfaqësimi i interesave të anëtarëve në fushën e legjislacionit si dhe lëmive tjera që ndërlidhen me fushën e shëndetësisë;
  13. Pjesëmarrja në vendimmarrje në lidhjen e kontratave me Fondin për Sigurime Shëndetësore;
  14. Krijimi dhe menaxhimi i fondit të Odës;
  15. Bashkëpunon në parandalimin e veprimtarisë shëndetësore ilegale;
  16. Përgatitja dhe lëshimi i formave dhe dokumenteve si dhe i revistave, librave dhe publikimeve tjera;
  17. Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të Odës;
  18. Promovimi dhe zbatimi i aktiviteteve kulturore dhe shoqërore të anëtarëve, organizimi i ngjarjeve kulturore, sportive dhe ngjarje të tjera sociale;
  19. Emërimi i përfaqesuesve të Odës ne marreveshje me institucionet e të gjitha niveleve të  kujdesit shëndetësor;
  20. Zbatimi i aktiviteteve tjera në përputhje me ligjin, këtë statut dhe aktet tjera të përgjithshme të Odës.