Anëtarësimi

HomeLicencimiAnëtarësimi

PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR T’U BËRË ANËTARË I OIK-UT

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë ka krijuar Platformën digjitale për menagjimin e Profesionistëve Shëndetësor e cila mundëson Aplikimin Online në shërbime të ndyshme të cilat i ofron Platforma.

Antarësimi në OIK

  1. Anëtarsimi në odë është obligativ për të gjithë infermierët mamit dhe profesionistët tjerë shëndetësorë, të cilët ushtrojnë veprimtarin e tyre në Repulikën e Kosovës.
  2. Anëtarsimi në odë është obligim edhe për të gjith profesionistët të cilët ushtrojnë veprimtarin e tyre në kushte të mbrojtjes sociale , institucionet tjera të organeve shtetërore, në fakultete gjegjësisht në shkolla profesionale, në ambulancat të mjekësisë së punës si dhe në të gjitha rrethanat tjera ku ushtrohet veprimatria shëndetësore në përputhje me ligjet në fuqi.
  3. Statuti i anëtarit të Odës fitohet me regjistrimin në regjistrin qendror mjekësor të odës.
Pagesa e antarësisë:

Për të punësuarit , kalkulohet përmes pagës 0.5%

Për të pa punët është 50 euro periudha pesë vjeqare.

Anëtaret e odës kanë këto të drejta:

Të ushtrojnë veprimtarin për të cilën janë licencuar , të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e odës , të informohen për të gjitha qështjet e punës dhe afarizmit të odës , që në mënyrë të drejtpërdrejt apo nëpërmjet përfaqësuesve të vet të japin propozime dhe  shprehin mendimin e tyre për mbrojtjen e interesave dhe integritetit personal dhe të përgjithshëm në ushtrimin e verprimtarisë mjekësore , të shfrytëzojnë ndihmën materjale të odës nga fondi i veqant i solidaritetit në kushtet dhe procedurat e parapara me aktet e veqanta të odës , të shfrytëzojnë të drejtat e tjera të parapara me aktet e veqanta të odës.

Anëtarët e Odës kanë këto obligime dhe përgjegjësi të rrespektojnë statutin e odës dhe kodin e etikës profesionale , që në mënyrë të rregullt të paguaj anëtarsinë e odës , të rrespektojnë standardet dhe normat profesionale të shërbimit shëndetësore që në mënyrë permanente të përfshihen në edukimin e vazhdueshëm profesionl, të përmbushin obligimet dhe përgjegjësit e tjera të parapara me akte të veqanta të odës.

Në cilat raste ndërpritet anëtarsimi në OIK

  1. Me revokimin e përhershëm të licencës ,
  2. Në bazë të kërkesës së anëtarit të Odës nga dita e marrjes së vendimit nga organi kompetent i odës për ç’regjistrim nga regjistri i anëtarëve të odës
  3. Në rast të humbjes së zotësisë së veprimit në bazë të veprimit të plotefuqishëm gjygjësor
  4. Në rast të mos pagesës së anetarsis në vazhdimsi 6 muaj
  5. Në rastë të vdekjes së anëtarit të Odës.

 

Anëtarit të odës që i është ndërpre anëtarësia është i obliguar që në afat prej 7 ditësh ti dorëzoj odës kartelën e anëtarsimit.

Procedura e Aplikimit Online për antarësim:

Para se të filloni procedurën e aplikimit skanoni këto dokumente në formatin PDF
• Foton e profilit(format digjital) Vërejtje!: Foto duhet të jetë në profil dhe nuk pranohet me efekte.
• Letërnjoftimi apo Pasaporta valide e RKS (I skanuar në të dy anët në formatin PDF)

• Ekstrakti i lindjes (jo më i vjetër se 6 muaj i skanuar në formatin PDF)
• Diploma e NOTERIZUAR, në noterizim të ceken Emri, Mbiemri, Nr. Personal nr. Protokolit të diplomës, dhe të lidhen me vulën e noterit(e skanuar në formatin PDF të gjitha faqet në një fajll)
• Nostrifikimi i diplomës për ata që kanë kryer studimet jashtë Kosovës (e skanuar në formatin PDF)
• Vërtetimi për kryerjen e provimit profesional nëse aplikoni me Bachelor

Në shfletuesin tuaj të internetit https://app.oik-ks.org/Account/Register
Pasi ti plotësoni të gjitha fushat në aplikacion, ti ngarkoni dokumentet dhe ta pranoni deklaraten nën betim aplikoni për Antarësim

Pastaj në e-mailin tuaj të cilin e keni dhënë gjatë aplikimit do të pranoni të bashkangjitur aplikacionin dhe faturën të cilën duhet ta printoni dhe ta paguani.

Komisioni përkatës në OIK do ta shqyrtojë aplikimin tuaj.
Nëse miratohet aplikimi juaj ju do të njoftoheni përmes e-mailit dhe do të pranoni detajet se si të mund të futeni në profilin tuaj.
Pasi të futeni në profilin tuaj ju mund të aplikoni për Licencim dhe shërbime tjera që ofron Platforma Digjitale.
Të gjitha këto shërbime mund të kryhen pa pasur nevojë që të vizitohen zyrat e OIK-ut.

PËRDITËSIMI/VERIFIKIMI I TË DHËNAVE PËR ANËTARËT AKTUAL

Përditësimi i të dhënave është për të gjithë ata të cilët  janë anëtarë të OIK-ut dhe gjenden në databazën e OIK-ut ku përmes numrit personal të letërnjoftimit mund të identifikohen dhe të përditësojnë të dhënat të cilat jan të pa plotësuara dhe pas përfundimit të regjistrimit mund të pranojnë kartelën e antarësisë, email dhe fjalëkalimin për tu kyqur në profilin e tyre.

Për të verifikuar nëse gjendeni në bazën e të dhënave të OIK-ut klikoni në linkun https://app.oik-ks.org/Account/updateNewUser dhe shkruani numrin tuaj të letërnjoftimit tuaj.
Nëse jeni gjetur në sistem procedoni me verifikimin dhe plotësimin e të dhënave, në mënyrë që pas kompletimit të të dhënave t’iu gjenerohet Kartela e Anëtarësisë e cila është pa pagesë.
Nëse nuk gjendeni në sistem dhe posedoni Licencën e lëshuar nga OIK-u atëherë klikoni në linkun https://app.oik-ks.org/Account/Register për t’u regjistruar.

Pas Shqyrtimit të lëndës nga komisioni lënda refuzohet nëse:

  • Leternjoftimi apo pasaporta e skaduar,
  • Extrakti më i vjetër se 6 muaj,
  • Dokumentet janë të Fotografuara!
  • Dokumentet nuk janë të skanuara,
  • Nëse diploma nuk është e noterizuar nga noteri, nuk ceken të dhënat e diplomes në noterizim apo nuk është e lidhur me vulën e Noterit.
  • Nuk është ngarkuar Çertifikata e provimit(për aplikimet me Baçelor)

Mundësit e pagesave

Nëse pagesa bëhet në njërën nga degët e Western Union, Capital Ria apo VllesaPagesa nuk keni nevoj të na sjellni fletëpagesen për verifikim!

Nëse pagesa bëhet në institucionet tjera bankare sigurohuni ti shkruani saktë të dhënat e faturës, Emrin dhe Mbiemrin, Përshkrimin e faturës dhe numrin serik dhe dërgoni në email [email protected] apo duke e sjellë në zyrat e OIK!

Video informuese për tu bërë anëtarë i OIK-ut:

Video Informuese për Plotësimin e të Dhënave:

Kontakti

Për informata shtesë ju lutem kontaktoni përmes:
nr. Tel: 038 749 402
e-mail: [email protected]
Zyra për Antaresim: [email protected]