Kërkesat

HomeLicencimiKërkesat

Formulari për furnizim me Faksimil

Kërkesa për furnizim me Faksimil(për Psikolog Klinik) bëhet duke plotësuar formularin dhe duke bashkangjitur dokumentet:

  • Licencën Kopje
  • Tarifën për faksimil në vlerë prej 20 euro

Të gjitha këto duhet të dorëzohen në zyren e OIK.

Formulari për Profilizim

Kërkesa për Profilizim të licencës bëhet duke plotësuar formularin dhe duke bashkangjitur dokumentet:

  • Kopja e dokumentit të identifikimit,
  • Kopja e licencës,
  • Kopja e Diplomës,
  • Vërtetimi nga institucioni për përvojën e punës mbi 5 vite në profilin të cilin aplikoni (origjinalë ose kopje e noterizuar),
  • Çertifikatën mbi Aftësimin Profesional,
  • Opsionale: Dëshmi nga 3 Profesionist Shëndetësorë – specialist të asaj lëmije se i njejti ka shkathtësi dhe kompetencë profesionale për të ofruar shërbimin shëndetësorë në fushën specifike.
  • Kontrata e punës (Mbi 5 vite përvoj pune),
  • Nëse përvoja e punës është në nstitucion Privat:
    • Dëshminë e Trustit,
    • Licenca e Veprimtarisë së Biznesit,
  • Dëshminë se jeni anëtarë i OIK-ut,
  • Fletëpagesa në vlerë prej 30.00€,

Të gjitha këto duhet të dorëzohen në zyren e OIK!

Formulari për Fondin e Solidaritetit dhe Ndihmës Reciproke

Kërkesa për përfitim nga Fondi i Solidaritetit dhe Ndihmës Reciproke bëhet duke plotësuar formularin dhe duke bashkangjitur dokumentet:

Dokumentet e nevojshme:

  • Letërnjoftimi apo Pasaporta valide e RKS
  • Shiriti i pagës (EM e pagës apo dëshmin e antarësisë për 6 muajt e fundit)
  • Kartela e bankës apo vërtetimi i llogarisë bankare
  • Për përfituesit e pensionit – Vendimin e pensionit
  • Për sëmundje – Dëshmit, Raportet, Fletëlshimet.

Të gjitha këto duhet të dorëzohen në zyren e OIK!

Aplikimi për Vërtetime/Kërkesa online përmes PLATFORMES ONLINE të OIK

Të nderuar anëtarë të OIK,

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se tani mund të bëni aplikimin për vërtetime dhe kërkesa të ndryshme në mënyrë të thjeshtë dhe efikase, direkt nga profili juaj në platformën tonë online, pa pasur nevojë të paraqiteni fizikisht në zyrat e OIK.

Si mund të aplikoni:

  1. Pasi të kyçeni në profilin tuaj, në shiritin kryesor të menysë do të gjeni opsionin Kërkesat. Klikoni aty dhe më pas zgjidhni butonin Apliko.
  2. Zgjidhni tipin e kërkesës që dëshironi të bëni.
  3. Pasi të zgjidhni kërkesën, do të kërkohen të dhëna specifike dhe dokumente shtesë bazuar në kriteret e vendosura nga OIK.
  4. Ngarkoni dokumentet e nevojshme, shkruani një përshkrim në seksionin e komenteve (nëse kërkohet), pranoni deklaratën e vërtetësisë së të dhënave dhe përfundoni aplikimin duke klikuar butonin Përfundo.

Pas përfundimit të aplikimit, do të pranoni një email me njoftimin për aplikimin tuaj me sukses dhe faturën për pagesë. Ju duhet ta printoni faturën dhe ta paguani për të procesuar kërkesën tuaj.

Çfarë ndodh pas përfundimit të aplikimit:

  • Do të merrni një njoftim në email për:
    • Aprovimin e kërkesës,
    • Përditësimin e aplikimit me komente për përmirësime, ose
    • Refuzimin e kërkesës.
  • Nëse kërkohet ndonjë përditësim, mund ta bëni lehtësisht përmes menysë Kërkesat, ku mund të gjeni aplikimin përkatës dhe të klikoni butonin Përditëso.

Për kërkesat për vërtetime: Dokumenti i vërtetimit do të dërgohet në email.

Për kërkesat që lidhen me licencën: Pasi të aprovohet kërkesa dhe të paraqiteni në zyrat e OIK, do t’ju dorëzohet licenca e re pas dorëzimit të licencës origjinale.

Për udhëzime të detajuara, ju ftojmë të ndiqni videon informuese në këtë link: https://youtu.be/1LwJqoyOCsA.

Nëse pagesa bëhet në njërën nga degët e Western Union, Capital Ria, apo VllesaPagesa, ne pranojmë raportin ditor nga këto institucione dhe nuk keni nevojë ta sillni fletëpagesën për verifikim.

Nëse pagesa bëhet në bankat tjera, pagesën duhet ta dërgoni të skanuar në emailin [email protected] ose ta sjellni personalisht në zyrat e OIK për verifikim.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju inkurajojmë të shfrytëzoni këtë shërbim të ri për t’ju lehtësuar proceset dhe për të kursyer kohën tuaj.

Me respekt,

Emërtimi i kërkesës Lloji Tipi i shërbimit Kriteret/Dokumentet Pagesa
Kërkesë për Ndërrim titulli Kërkesë Fizik Dokumentet:

Licenca e skanuar;

 

Mbështetur në vendimin e MASHT me nr.prot. 2-1203 të dates 05.06.2018 për ndryshimin e

emërtimeve të profileve të arsimit dhe aftësimit profesional të fushës së shëndetësisë:

“Ndihmës infermier i përgjithshëm” në “Infermier i përgjithshëm”

“Asistent infermier i përgjithshëm” në “Infermier i përgjithshëm”

“Ndihmës infermier i pediatrisë” në “Infermier i pediatrisë”

“Asistent infermier i pediatrisë” në “Infermier i pediatrisë”

“Asistent infermier i mamisë” në “Mami”

“Ndihmës infermier i mamisë” në “Mami”

2 €
Kërkesë për përmirësim Kërkesë Fizik Licenca e skanuar;

Dokumenti përkatës për përmirësim

Përshkruaj në koment gabimin

2 €
Kërkesë për Licencë të pa plastifikuar Kërkesë Fizik Licenca e skanuar 2 €
Kërkesë për Duplikat të Licencës Kërkesë Fizik Shpallja e pa vlefshme e licencës në ndonjërën nga gazetat zyrtare

Kopja e licencës

Përshkruaj në koment arsyen e kërkesës për dublikatë

2 €
Kërkesë për vërtetim për Procedurë të aplikimit për Licencim Vërtetim Online Ngarko aplikacionin dhe  dëshminë e pagesës së aplikimit për Licencim 2 €
Kërkesë për vërtetim për Procedurë të aplikimit për RiLicencim Vërtetim Online Ngarko aplikacionin dhe  dëshminë e pagesës së aplikimit për Ri Licencim 2 €
Kërkesë për vërtetim për mënyrën e licencimit-rilicencimit (Brenda Republikës së Kosovës) Vërtetim Online Licenca e Skanuar 2 €
Kërkesë për vërtetim për mënyrën e licencimit-rilicencimit (Jashtë Republikës së Kosovës) Vërtetim Online Licenca e Skanuar 10 €
Kërkesë për vërtetim për anëtarësim Vërtetim Online 2 €
Kërkesë për vërtetim të Kodit Etik (Brenda Republikës së Kosovës) Vërtetim Online Dëshmia nga Trusti pensional i Kosovës

Kopja e Licencës e skanuar

2 €
Kërkesë për vërtetim të Kodit Etik (Jashtë Republikës së Kosovës) Vërtetim Online Dëshmia nga Trusti pensional i Kosovës

Kopja e Licencës e skanuar

10 €