Furnizimi me Faksimil
Këshilli Drejtues i Odës së Infiermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor të Kosovës (OIK) në mbështetje të nenit 21 , paragrafi 1, me nënparagrafin 1.1 dhe 1.4 të Ligjit për Odat e Profesionsitëve Shëndetësor nr.04/L-150, dhe nenit 26 paragrafi 2 me nënparagrafin 2.1 dhe 2.4 të Statutit të OIK, në mbledhjen e mbajtur me 29.04.2021, nxorri Vendim për Pajisjen me faksimil të Psikologëve Klinik.
Aplikimi për pajisje me Faksimil bëhet duke plotësuar formularin në zyret e OIK, duke bashkangjitur kopjen e dokumentit të identifikimit dhe kopjen e licencës.
Anëtarët e OIK-ut për pajisje me faksimil duhet të paguajnë taksën administrative prej 20 (njëzet) euro.
Përdorimi i vulës është i detyrueshëm për psikolog klinik nga momenti i licencimit të tyre.
Çfarëdo kepërdorimi i vulës, përfshirë shtypje të pa autorizuar të saj, (në mënyrë individuale), e cila është në kundërshtim me aktet juridike të OIK-ut, do të iniciohet procedurë për konstatimin e shkaktimit të veprës penale, sipas sanksioneve që parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Formulari i aplikimit: 