Aplikimi
Aplikimi bëhet përmes platformës online.
Për të aplikuar për Rilicencim me provim pasi të kyqeni në profilin tuaj duhet të klikoni menynë LICENCAT pastaj butonin APLIKONI PER PROVIMIN E RI LICENCIM
Hapi i parë për të aplikuar për Provimin e Ri-Licencimit është deklarimi i statusit të punësimit, nëse jeni të punësuar duhet ti shkruani të dhënat e institucionit ku punoni, për sektorin Privat nevojitet Kontrata e punës dhe deklarimi i pagës Neto, nëse nuk jeni në marëdhënje pune duhet ta ngarkoni dëshminë nga Trusti Pensional i Kosovës për 6 muajt e fundit.
Hapi i dytë është selektimi i licences me të cilen doni të bëni aplikimin për ri licencim, nëse ajo licencë e cila doni të aplikoni për ri licencim nuk gjendet në listë atëherë mund të shtoni atë duke klikuar butonin “Shto licencë” dhe të shkruani të dhënat e licencës në mënyrë të saktë (të përshkruhet si në licencë!).
Më pas duhet të bëhet ngarkimi i dokumenteve si Kopja e Licencës, Kopjet e çertifikatave të aktiviteteve të EVP-së pas datës së lëshimit të licencës që posedoni (Të gjitha çertifikatat të skanuara në një fajll), si dhe Ekstrakti i lindjes, jo më të vjetër se 6 muaj.
Pasi ta pranoni Deklaratën nën betim aplikoni për Rilicencim përmes provimit, dhe pas aplikimit me sukses do ta pranoni faturën në email të cilën mund ta paguani në njërën nga degët më të afërta të Western Union, Capital Ria apo VllesaPagesa.
Pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara, dhe pas vlerësimit do të njoftoheni përmes e-mail për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim sipas vendimit të KD.
Të gjithë kandidatëve të cilët komisioni përkatës vlerëson pikët nga 0 deri në 49 taksa për paraqitjen e provimit përcaktuar me vendim të Këshillit Drejtues me nr. Prot 637 të datës 04/05/2023 është 200€, ndërsa aplikuesve të cilëve komisioni përkatës vlerëson 50 pikë e më shumë brenda afatit kohor 6 muaj nga data e skadimit taksa për paraqitjen e provimit është 100€. Kandidatët e pa punësuar Anëtarë të OIK, brenda afatit kohor 6 muaj nga data e skadimit paguajnë taksën 50% nga taksa e përcaktuar me vendim të Këshillit Drejtues. Kandidatët duhet të dëshmojnë përmes vërtetimit nga Trusti Pensional i Kosovës.
Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional do të jeni në listë për të ju nënshtruar provimit i cili organizohet në çdo fund të muajit.
Kandidati i cili ka dështuar në njërën nga lëndët e Provimit Profesional të Ri licencimit lirohet nga kjo taksë për Ri provim në atë lëndë, ndërsa kandidati i cili ka dështuar në dy apo më shumë lëndë të Provimit Profesional të Ri licencimit obligohet ti nënshtrohet të gjitha provimeve dhe të paguaj taksën e provimit.
Provimi mbahet në ambientet e OIK-ut.
Pyetjet për Provimin Profesional të Rilicencimit: kliko këtu