Blog

HomeInformata dhe AktiviteteNjoftim me rëndësi!

Njoftim me rëndësi!

Të nderuar anëtarë të Odës së Infermierëve të Kosovës,

Ju ri kujtojmë se duke filluar nga data 1 janar 2026, hyn në fuqi zbatimi i plotë i Rregullores për Licencim dhe Ri-licencim, me nr. 246, datë 28.02.2025, pas Vendimit për plotësim-ndryshim me nr. prot. 237, datë 28.02.2025, si dhe Pika 20 e Rregullores për EVP pas Vendimit për plotësim-ndryshim të Rregullores për EVP me nr. prot. 236, datë 28.02.2025.

Të gjithë anëtarët janë të obliguar të njihen me përmbajtjen e këtyre rregulloreve dhe të respektojnë dispozitat përkatëse, përfshirë nenet që rregullojnë procesin e licencimit, ri-licencimit dhe Edukimit të vazhdueshëm profesional.

RREGULLORJA PËR LICENCIM DHE RI-LICENCIM

Neni 9 – Rilicencimi i anëtarëve që nuk përmbushin kriteret e EVP për ri-licencim

  • Pika 6. Anëtari me licencë të skaduar për periudhë 5–10 vjet obligohet të kryejë stazhin praktik në profilin përkatës në kohëzgjatje prej 3 muajsh.
  • Pika 7. Anëtari me licencë të skaduar për më shumë se 10 vjet obligohet të kryejë stazhin praktik në profilin përkatës në kohëzgjatje prej 6 muajsh.
  • Pika 8. Programi i stazhit hartohet nga Komisioni Profesional i emëruar nga Këshilli Drejtues dhe miratohet nga KD.
  • Pika 9. Pas përfundimit të stazhit, kandidati i nënshtrohet verifikimit të aftësive dhe shkathtësive të fituara gjatë periudhës së stazhit.
  • Pika 10. Vlerësimi i dijes bëhet përmes testit teorik dhe praktik, të hartuar nga Komisioni për Njohuri dhe Vlerësim (KNJV).
    Vlerësimi i suksesit bëhet me notën: “Kaluar” ose “Nuk ka kaluar”.
  • Pika 11. Kandidatëve që kalojnë me sukses provimin u lëshohet Certifikatë për përfundimin e suksesshëm të provimit, me të cilën përmbyllet procesi i ri-licencimit. Certifikata nënshkruhet nga Kryetarja e OIK mbi bazën e procesverbalit të komisionit.

Neni 18 – Aplikimi me vonesë për licencim / ri-licencim

  1. Nëse anëtari nuk i nënshtrohet procesit të licencimit brenda 5 viteve nga dhënia e provimit shtetëror, i nënshtrohet vlerësimit të aftësive profesionale dhe/ose stazhit profesional.
  2. Nëse anëtari nuk e përfundon procesin e licencimit brenda 5 viteve nga përfundimi i stazhit profesional, i nënshtrohet të njëjtave procedura.
  3. Nëse anëtari nuk i nënshtrohet procesit të ri-licencimit brenda 6 muajve pas skadimit të licencës, i nënshtrohet vlerësimit të aftësive profesionale dhe/ose stazhit profesional.
  4. Procedurat e provimit, stazhit dhe vlerësimit rregullohen në përputhje me nenet që lidhen me anëtarët që nuk kanë plotësuar kriteret për EVP.

RREGULLORJA PËR EVP

Neni 20 – Mënyra e llogaritjes së pikëve

  1. Anëtari i Odës është i obliguar të marrë pjesë në aktivitetet e EVP-së në mënyrë që për çdo vit të fitojë së paku 15–25 pikë, duke llogaritur nga data e lëshimit të licencës së fundit për punë.
  2. Nëse anëtari brenda një viti kalendarik fiton më shumë se 30 pikë, ato pikë nuk do t’i njihen për vitin pasues.

Zbatimi i plotë i këtyre rregulloreve fillon më: 1 janar 2026.

Për informata të plota dhe versionet e publikuara të dokumenteve, vizitoni uebfaqen zyrtare të Odës së Infermierëve të Kosovës: www.oik-ks.org