Blog

HomeInformata dhe AktiviteteNjoftim për organizimin e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) – Sesioni vjeshtor 2025

Njoftim për organizimin e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) – Sesioni vjeshtor 2025

Të nderuar anëtarë të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK)

 

Siç jeni njoftuar edhe më parë, OIK në kuadër të sesionit vjeshtor 2025 organizon Edukimin e Vazhdushëm Profesional falas për të gjithë anëtarët – të punësuar në sektorin publik, sektorin privat si dhe për ata që nuk janë në marrëdhënie pune.

 

Aktiviteti do të zhvillohet në formë online nga data 3 nëntor deri më 14 nëntor 2025, ndërsa regjistrimi është i hapur nga 22 shtator deri më 24 tetor 2025.

 

Ky aktivitet ka për qëllim zhvillimin profesional të vazhdueshëm dhe ndihmon në grumbullimin e pikëve kredituese për ri-licencim.

 

Orari i zhvillimit sipas profileve profesionale

Profili profesional Data Ora
Infermier (Shkollim i mesëm dhe Bachelor) – Grupi 1 03/11/2025 13:00 – 15:15
Mami, Pediatri, Akusheri 04/11/2025 13:00 – 15:15
Teknik të Farmacisë 05/11/2025 13:00 – 15:15
Teknik të Stomatologjisë, Dhëmbëve dhe Ortoprotetikës 06/11/2025 13:00 – 15:15
Teknik Laborant, Bachelor i Shkencave të Biokimisë Laboratorike 07/11/2025 13:00 – 15:15
Psikolog Klinik 10/11/2025 13:00 – 15:15
Logoped, Ergoterapi 11/11/2025 13:00 – 15:15
Bachelor të Radiologjisë, Teknik të Rentgenit 12/11/2025 13:00 – 14:30
Teknik të Fizioterapisë, Fitnes dhe Nutricion 12/11/2025 14:30 – 16:00
Emergjenca 13/11/2025 13:00 – 14:30
Teknik Instrumentar & Teknik të Anestezionit 13/11/2025 14:30 – 16:00
Infermier (Shkollim i mesëm dhe Bachelor) – Grupi 2 14/11/2025 13:00 – 15:15
Teknik të Sterilizimit & Teknik të Transfuzionit 14/11/2025 15:15 – 16:45