Blog

HomeInformata dhe AktiviteteNjoftim për procedurën e ri licencimit përmes Provimit Profesional

Njoftim për procedurën e ri licencimit përmes Provimit Profesional

Të nderuar anëtarë të OIK, në mbështetje të nenit 9 paragrafi 1.3 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor Nr.04/L-150, nenit 14 paragrafi 1.3, nenit 26 të Statutit të Odës së Infermierëve të Kosovës, Këshilli Drejtues me datën 28.09.2023 nxjerrë vendim për procedurën e ri licencimit përmes provimit profesional.

  1. Të drejtë për hyrje në provim kanë kandidatët të cilëve i ka skaduar afati i licencës në periudhë prej jo më shumë se 60 ditësh para skadimit të licencës, dhe të cilët nuk kanë arritur kriterin e paraparë të pikëve kredituese për ri licencim.

 

  1. Të gjithë kandidatëve, të cilëve iu ka skaduar afati i licencës më shumë se 6 muaj nga data e skadimit, pa marrë parasysh sigurimin e pikëve kredituese, obligohen të ju nënshtrohen provimit profesional të ri licencimit, paguajnë taksën e plotë për provimin profesional të përcaktuar me vendim të Këshillit Drejtues me nr. Prot 637 të datës 04/05/2023.

 

  1. Të gjithë kandidatët të cilët posedojnë 0-49 pikë kredituese, paguajnë taksën e plotë për provimin profesional të përcaktuar me vendim të Këshillit Drejtues me nr. Prot 637 të datës 04/05/2023.

 

  1. Të gjithë kandidatët të cilët kanë arritur 50 apo më shumë pikë kredituese, por që nuk kanë arritur kriterin për ri licencim përmes edukimit të vazhdueshëm profesional, brenda afatit kohor 6 muaj nga data e skadimit paguajnë taksën 50% nga taksa e përcaktuar me vendim të Këshillit Drejtues me nr. Prot 637 të datës 04/05/2023.

 

  1. Kandidatët e pa punësuar Anëtarë të OIK, brenda afatit kohor 6 muaj nga data e skadimit paguajnë taksën 50% nga taksa e përcaktuar me vendim të veçantë të Këshillit Drejtues. Kandidatët duhet të dëshmojnë përmes vërtetimit nga Trusti Pensional i Kosovës.

 

  1. Kandidatët të cilët arsyetojnë me dëshmi mjekësore mos arritjen e pikëve kredituese për ri licencim, me kërkesë të veçantë i drejtohen Këshillit Drejtues të OIK.

 

  1. Kandidati i cili ka dështuar në njërën nga lëndët e Provimit Profesional të Ri licencimit lirohet nga kjo taksë për Ri provim në atë lëndë, ndërsa kandidati i cili ka dështuar në dy apo më shumë lëndë  të Provimit Profesional të Ri licencimit  obligohet ti nënshtrohet të gjitha provimeve dhe të paguaj taksën e provimit.

 

Aplikimi për Provimin Profesional të ri licencimit bëhet përmes platformës online.

Për të aplikuar për Rilicencim me provim pasi të kyqeni në profilin tuaj duhet të klikoni menynë LICENCAT pastaj butonin APLIKONI PER PROVIMIN E RI LICENCIM

Hapi i parë për të aplikuar për Provimin e Ri-Licencimit është deklarimi i statusit të punësimit, nëse jeni të punësuar duhet ti shkruani të dhënat e institucionit ku punoni, për sektorin Privat nevojitet Kontrata e punës dhe deklarimi i pagës Neto, nëse nuk jeni në marëdhënje pune duhet ta ngarkoni dëshminë nga Trusti Pensional i Kosovës për 6 muajt e fundit.

Hapi i dytë është selektimi i licences me të cilen doni të bëni aplikimin për ri licencim, nëse ajo licencë e cila doni të aplikoni për ri licencim nuk gjendet në listë atëherë mund të shtoni atë duke klikuar butonin “Shto licencë” dhe të shkruani të dhënat e licencës në mënyrë të saktë (të përshkruhet si në licencë!).

Më pas duhet të bëhet ngarkimi i dokumenteve si Kopja e Licencës, Kopjet e çertifikatave të aktiviteteve të EVP-së pas datës së lëshimit të licencës që posedoni (Të gjitha çertifikatat të skanuara në një fajll), si dhe Ekstrakti i lindjes, jo më të vjetër se 6 muaj.

 

Pasi ta pranoni Deklaratën nën betim aplikoni për Rilicencim përmes provimit, dhe pas aplikimit me sukses do ta pranoni faturën në email të cilën mund ta paguani në njërën nga degët më të afërta të Capital Ria apo Western Union.

Nëse pagesa e bëni në bankat tjera duhet ta sjellni në zyret e OIK-ut për verifikim.

Pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara, dhe pas vlerësimit do të njoftoheni përmes e-mail për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim sipas vendimit të KD.

Të gjithë kandidatëve të cilët komisioni përkatës vlerëson pikët nga 0 deri në 49 taksa për paraqitjen e provimit përcaktuar  me vendim të Këshillit Drejtues me nr. Prot 637 të datës 04/05/2023 , ndërsa aplikuesve të cilëve komisioni përkatës vlerëson 50 pikë e më shumë brenda afatit kohor 6 muaj nga data e skadimit paguajnë taksën 50% nga taksa e përcaktuar  me vendim. Kandidatët e pa punësuar Anëtarë të OIK, brenda afatit kohor 6 muaj nga data e skadimit paguajnë taksën 50% nga taksa e përcaktuar  me vendim të Këshillit Drejtues. Kandidatët duhet të dëshmojnë përmes vërtetimit nga Trusti Pensional i Kosovës.

Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional do të jeni në listë për të ju nënshtruar provimit i cili organizohet në çdo fund të muajit.

Kandidati i cili ka dështuar në njërën nga lëndët e Provimit Profesional të Ri licencimit lirohet nga kjo taksë për Ri provim në atë lëndë, ndërsa kandidati i cili  ka dështuar në dy apo më shumë lëndë  të Provimit Profesional të Ri licencimit  obligohet ti nënshtrohet të gjitha provimeve dhe të paguaj taksën e provimit.

 

 

Për më shumë informata klikoni në link: https://oik-ks.org/licencimi/rilicencimi/