Blog

HomeInformata dhe AktiviteteNjoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 22.12.2023

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 22.12.2023

Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit.

Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 22.12.2023, me fillim nga ora 10:00!

Aplikimi do të jetë i hapur deri me datë 18.12.2023 ora 16:00.

 

Aplikimi bëhet përmes platformës online.

Aplikimi për Provimin Profesional të ri licencimit bëhet përmes platformës online (Për informata KLIKO KËTU)

Pas aplikimit me sukses dhe pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara, dhe pas vlerësimit do të njoftoheni përmes e-mail për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim sipas vendimit të KD.

 

 

Të gjithë kandidatëve të cilët komisioni përkatës vlerëson pikët nga 0 deri në 49 taksa për paraqitjen e provimit sipas vendimit të KD të OIK është 200€, ndërsa aplikuesve të cilëve komisioni përkatës vlerëson 50 pikë e më shumë taksa për paraqitjen e provimit është 100€. Kandidatët e pa punësuar Anëtarë të OIK, paguajnë taksën 50% nga taksa e përcaktuar  me vendim të veçantë të Këshillit Drejtues. Kandidatët duhet të dëshmojnë përmes vërtetimit nga Trusti Pensional i Kosovës.

 

Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional do të jeni në listë për të ju nënshtruar provimit i cili organizohet në çdo fund të muajit.

 

Kandidati i cili ka dështuar në njërën nga lëndët e Provimit Profesional të Ri licencimit lirohet nga kjo taksë për Ri provim në atë lëndë, ndërsa kandidati i cili  ka dështuar në dy apo më shumë lëndë  të Provimit Profesional të Ri licencimit  obligohet ti nënshtrohet të gjitha provimeve dhe të paguaj taksën e provimit.

 

Pyetjet e provimit mund ti gjeni këtu:  https://bit.ly/403CMwb

 

Provimi do të mbahet në ambientet e OIK-ut.

 

Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete Dokumentin e Identifikimit(Leternjoftim/Pasaport) apo kartelën e anëtarësisë.

 

Me respekt,

OIK