
Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 27.12.2024
Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit.
Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 27.12.2024, me fillim nga ora 10:00.
Aplikimi do të jetë i hapur deri me datë 24.12.2024 ora 16:00.
Aplikimi për Provimin Profesional të ri licencimit bëhet përmes platformës online (Për informata KLIKO KËTU https://oik-ks.org/licencimi/rilicencimi/)
Pas aplikimit me sukses dhe pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara, dhe pas vlerësimit do të njoftoheni përmes e-mail për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim.
Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional do të jeni në listë për të ju nënshtruar provimit.
Kandidati i cili ka dështuar në njërën nga lëndët e Provimit Profesional të Ri licencimit lirohet nga kjo taksë për Ri provim në atë lëndë, ndërsa kandidati i cili ka dështuar në dy apo më shumë lëndë të Provimit Profesional të Ri licencimit obligohet ti nënshtrohet të gjitha provimeve dhe të paguaj taksën e provimit.
Pyetjet e provimit mund ti gjeni këtu: https://bit.ly/403CMwb
Provimi do të mbahet në ambientet e OIK-ut.
Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete Dokumentin e Identifikimit(Leternjoftim/Pasaport) apo kartelën e anëtarësisë.
Me respekt,
OIK