Blog

HomeInformata dhe AktiviteteNjoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 29.01.2025

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 29.01.2025

Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit.

Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 29.01.2025, me fillim nga ora 10:00.

Aplikimi do të jetë i hapur deri me datë 26.01.2025 ora 16:00.

 

Aplikimi për Provimin Profesional të ri licencimit bëhet përmes platformës online (Për informata KLIKO KËTU https://oik-ks.org/licencimi/rilicencimi/)

Pas aplikimit me sukses dhe pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara, dhe pas vlerësimit do të njoftoheni përmes e-mail për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim.

 

Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional do të jeni në listë për të ju nënshtruar provimit.

Ju inkurajojmë të lexoni Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve Shëndetësorë, posaçërisht nenin 9, i cili rregullon procedurën e Provimit Profesional.

 

Pyetjet e provimit mund ti gjeni këtu:  https://bit.ly/403CMwb

 

Provimi do të mbahet në ambientet e OIK-ut.

 

Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete Dokumentin e Identifikimit(Leternjoftim/Pasaport) apo kartelën e anëtarësisë.

 

Me respekt,

OIK