
Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 29.09.2023
Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit.
Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 29.09.2023, me fillim nga ora 13:00.
Aplikimi është i hapur deri me datë 28.09.2023 ora 14:00.
Gjithashtu provimit mund t’iu nënshtrohen të gjithë kandidatët të cilët kanë dështuar në njërën nga lëndët e Provimit Profesional të Ri licencimit, ndërsa kandidatët të cilët kanë dështuar në dy apo më shumë lëndë të Provimit Profesional të Ri licencimit obligohet ti nënshtrohet të gjitha provimeve dhe të paguajnë taksën e provimit në vlerë prej 200€.
Pyetjet e provimit mund ti gjeni këtu: https://bit.ly/403CMwb
Provimi do të mbahet në ambientet e OIK-ut.
Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete Dokumentin e Identifikimit(Leternjoftim/Pasaport) apo kartelën e anëtarësisë si dhe Kartelën e Provimit.
Me respekt,
OIK