Blog

HomeInformata dhe AktiviteteNjoftim për Trajnimin e EVP – Sesioni Vjeshtor 2024 – Regjionet Podujevë dhe Vushtrri

Njoftim për Trajnimin e EVP – Sesioni Vjeshtor 2024 – Regjionet Podujevë dhe Vushtrri

Të nderuar anëtarë të OIK,

 

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) vazhdon me organizimin e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional FALAS për të gjithë anëtarët në kuadër të sesionit vjeshtor, në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.

 

Regjioni Podujevë
Lokacioni: Teatri “Avdush Hasani” Podujevë
Data: 14.12.2024 (e shtunë)
Fillimi i trajnimit: 09:00
Regjistrimi: 08:30 – 09:00
Përfundimi i trajnimit: 11:00

Regjioni Vushtrri
Lokacioni: Qendra e Kulturës, Vushtrri
Data: 14.12.2024 (e shtunë)
Fillimi i trajnimit: 13:00
Regjistrimi: 12:30 – 13:00
Përfundimi i trajnimit: 15:00

 

Lista e aplikuesve:

Agjenda për të dy regjionet: Kliko këtu

 

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:

  • Kartelën e anëtarësisë së OIK
  • Dokument identifikimi (Letërnjoftim/Pasaportë)
  • QR CODE-in e pranuar me email për evidentimin e pjesëmarrjes.

Në hyrje dhe dalje, do të paraqisni QR CODE-in e pranuar përmes email-it. Mund ta skanoni përmes telefonit tuaj të mençur ose ta printoni për skanim të suksesshëm.

 

Temat e Diskutimit:
Legjislacioni, Etika dhe Standardet Profesionale
Ndikimi i Komunikimit dhe Bashkëpunimi
Mbingarkesa në Punë dhe Menaxhimi i Shëndetit dhe Sigurisë

 

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm anëtarët e OIK.

Kujdes: Mund të merrni pjesë vetëm në një regjion.

Ne ju inkurajojmë të merrni pjesë në këto aktivitete të rëndësishme, që do të avancojnë njohuritë tuaja dhe do të ndihmojnë në procesin e ri licencimit.

 

Me respekt,
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës

#OIK #EdukimiVazhdueshem #Trajnime #Profesionalizëm #KujdesiShëndetësor