Blog

HomeInformata dhe AktiviteteNjoftim/sqarim rreth lidhjes së kontratës për sigurime shëndetësore në mes OIK dhe Prisig

Njoftim/sqarim rreth lidhjes së kontratës për sigurime shëndetësore në mes OIK dhe Prisig

Të nderuar anëtarë të OIK

 

Më poshtë po iu bashkëngjesim disa udhëzime të vlefshme lidhur me pakot e sigurimeve dhe mënyrën e kontraktimit të tyre, bazuar në marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes OIK dhe Kompanisë së Sigurimeve PRISIG Sha.a..

 

Lidhur me sigurimin e Anëtarëve me familjarë të tyre nevojitet që të plotësohet pyetësori i marrjes në sigurim për:

  • Kryefamiljari (Anëtari i Odës),
  • Bashkëshort/e ,
  • Fëmijë,
  • Prindër deri në moshën 65 vjeç dhe
  • Familjarë të ngushtë: Vëlla-Motër;

dhe të dërgohet i skenuar në këtë e-mail: [email protected]  (obligative)

 

Në pyetësorin e bashkangjitur duhet të ceket pako: Rahat Pako, Perfekt Pako, Pako Argjend që Anëtari/Punonjësi zgjedh për vete dhe për familjarët e tijë, po ashtu Letërnjoftimi i/e Kryefamiljarit na nevojitet për të lidhur marrëveshjen.

Ky pyetësor duhet të ketë të dhëna të sakta për arsye se çdo mungesë e plotësimit shembull: e-mail apo tel. mund të paraqes problem në qasjen e sistemit online dhe pranimit të njoftimeve.

 

Marrëveshja lidhet në zyrën e Kompanisë PRISIG Sha. pasi të kemi pranuar pyetësorët e plotësuar brenda javës do të pranojnë një njoftim, ku çdo : Kryefamiljar/e duhet të vijë personalisht të nënshkruaj Faturën dhe Marrëveshjen.

 

Mënyra e pagesës mund të ekzekutohet në vjetore (total) apo mujore me këste (urdhërpagesë- automatike në bankë, standing order)

 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes çdo Anëtar i Siguruar në Kontratën Shëndetësor, kartelat mund ti shkarkojnë direkt ne linkun online duke shënuar nr. personal:  https://prisig-ks.com/verify-card  për të gjithë familjarët dhe të regjistrohet në sistem.

 

Pakot dhe lista e përfitimeve: https://bit.ly/3Tm5Tt7

Pyetësori Shëndetësorë Prisig: http://bit.ly/49W9V0N