Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësor siguron përfitime për anëtarët përmes bashkëpunimit me HIB Petrol
Prishtinë, 02 mars 2026 –
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësor ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë HIB Petrol, përmes së cilës të gjithë anëtarët e Odës do të përfitojnë zbritje prej 6 cent për litër në furnizimin me karburante.
Kjo marrëveshje ka për qëllim mbështetjen dhe lehtësimin e barrës financiare për profesionistët shëndetësorë, duke ofruar përfitime konkrete në jetën e përditshme të anëtarëve, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Odës për mirëqenien e tyre.
Sipas marrëveshjes, zbritja do të vlejë në të gjitha pikat e HIB Petrol, ndërsa anëtarët për ta realizuar këtë përfitim duhet të paraqesin kartelën e anëtarësisë në pikën e karburantit.
