Blog

HomeInformata dhe AktiviteteOIK dhe Prisig arrijnë marrëveshje për sigurime shëndetësore për komunitetin infermieror

OIK dhe Prisig arrijnë marrëveshje për sigurime shëndetësore për komunitetin infermieror

Prishtinë, 27 shkurt –
Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Prisig e cila do të ofrojë pako të sigurimeve shendetësore për të gjithë anëtarët e OIK.
Sipas marrëveshjes së arritur mes OIK dhe Prisig, gjithë komuniteti infermieror, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor si dhe familjarët e tyre të ngushtë, do të kenë mundësi të marrin po të njejtën zbritje për pakot e sigurimeve shëndetsore sikurse punonjësit e kompanisë Prisig.
Anëtarët e Odës që dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë mundësi për të pasur sigurim shëndetësor, duhet të paraqiten në zyrat e Prisig dhe të dëshmojnë përmes kartelave identifikuese se janë anëtarë të Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë.
Varësisht nga interesimi për pakot e sigurimeve, OIK dhe kompania e sigurimeve Prisig do të gjejnë forma që iu mundësojnë anëtarëve të OIK-ut procedura sa më të lehta dhe të thjeshtuara të aplikimit.
OIK falënderon kompaninë e sigurimeve Prisig për këtë mundësi të ofruar për komunitetin, duke parë këtë marrëveshje si një mundësi për partneritet afatgjatë dhe që krijon marrëdhënie të ngushta mes palëve.
Marrëveshja do të jetë për një periudhë minimale 5 vjeçare, kur edhe mund të rishikohen çmimorja dhe kushtet e marrëveshjes.