
OIK me marrëveshje me IHS për partneritetin institucional
Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Projektin e Shërbimeve Shëndetësore të Integruara (IHS) për partneritetin institucional në mes të OIK dhe IHS.
Ky memorandum ka për objektiv të mbështesë dhe përmirësojë rritjen institucionale të Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK) dhe tregon një përkushtim për të forcuar OIK si organizatë profesionale.
Fushat e fokusit të partneritetit përfshijnë Qeverisjen dhe performancën dhe efiçencën operacionale të OIK-ut në lidhje me shërbimet që ofrojnë, përpjekjet evokimin e politikave të OIK në proceset legjislative dhe politikbërëse si dhe për t’i promovuar interesat e infermierëve dhe për ta avancuar politikën e kujdesit shëndetësor nga e cila ka dobi si për profesionin ashtu edhe për kujdes ndaj pacientit.
Gjithashtu memorandumi parasheh programet edukative dhe të trajnimit të OIK për infermierët, me qëllim rritjen aftësive dhe njohurive profesionale si dhe kërkimeve dhe publikime shkencore. Gjithashtu parasheh rrjetëzimin profesional të OIK me fokus të zgjeruar në rrjetëzimin rajonal dhe ndërkombëtar si dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe kuptimit të rolit të infermierisë në kujdesin shëndetësor tek publiku i gjerë.

