
Programi i EVP vazhdoi edhe në regjionin e Gjilanit
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) në kuadër të sesionit vjeshtor ka vazhduar Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP) pa pagesë për të gjithë anëtarët e regjionit të Gjilanit.
Gjilan, 7 dhjetor –
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) ka organizuar në Gjilan sesionin vjeshtor të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).
Në kuadër të EVP në Gjilan janë diskutuar tri tema sa sfiduese aq edhe të rëndësishme për komunitetin:
- Legjislacioni, Etika dhe Standardet Profesionale ku potencohet rëndësia e kuadrit ligjor, çështjeve etike, dhe mbajtjes së standardeve profesionale në praktikën e përditshme.
- Ndikimi i Komunikimit dhe Bashkëpunimi, duke potencuar rëndësinë e komunikimit të qartë dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor në mes të profesionistëve për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësorë si dhe
- Mbingarkesa në Punë dhe Menaxhimi i Shëndetit dhe Sigurisë që ka në fokus menaxhimin e stresit, mbrojtjen e shëndetit mendor dhe sigurinë në vendin e punës për profesionistët shëndetësorë.
Pjesmarrja ishte jashtëzakonisht e lartë, e ku të pranishmëve iu drejtuan Kryetarja e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës, Nexhmije Gori.
Po ashtu në projektin e EVP në Gjilan OIK u përfaqësua edhe nga zëvendës kryetari i OIK Xhemajl Dugolli, kryetari i Këshillit Drejtues Bashkim Mehmeti, dhe anëtarët e KD të OIK, Xhavit Ramadani dhe Vlora Sopi dhe Qemajl Krasniqi.
Javën që vjen, është paraparë që EVP të vazhdojë në Podujevë dhe Vushtrri.