Kryetari i Odës

MA. Nexhmije Gori

 


Detyrat dhe përgjegjësitë  e Kryetarit të Odës:

  1. Përfaqëson Odën dhe vepron në emër të saj;
  2. Fton dhe udheheq seancat e Kuvendit;
  3. Ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Odës;
  4. Ekzekuton aktet e Kuvendit të Odës;
  5. Emëron apo shkarkon zëvëndësit e tij /saj;
  6. Organizon punën dhe drejton politikën e Odës;
  7. Propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin Odës;
  8. Raporton para Kuvendit të Odës për situatën ekonomiko-financiare të Odës, së paku një herë në vit apo kurdoherë që kërkohet nga kuvendi i Odës;
  9. Aktivitetet tjera që i caktohen me statut;

Në rast mungese Kryetarin e Odës e zëvendëson njeri nga zëvendës Kryetarët e Odës.

Kryetari i Odës, zëvendës Kryetarët, nuk mund të jenë persona të zgjedhur dhe të emeruar në funksione tjera publike dhe politike, perveç profesionale mjekesore dhe në mësimdhënie.

Kryetarin e Odës e zgjedh Kuvendi i Odës në pajtim me rregulloren mbi procedurën e kandidimit dhe mënyrën e zgjedhjes dhe revokimit të anëtarëve të Odës dhe organeve tjera.