Kuvendi i Odës

Kuvendi është organi më i lartë i Odës i cili ushtron të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë të parapara me Ligj dhe këtë statut.

Mënyra e zgjidhjes dhe revokimit të anëtarëve të Kuvendit të Odës përcaktohet me rregulloren mbi procedurën e kandidimit dhe revokimit të anëtarëve të Kuvendit të Odës dhe të organeve tjera të Odës.

Anëtarët e Kuvendit të 0IK zgjidhen me votim të drejtpërdrejtë në njësit zgjedhore të përcaktuara nga komisioni qendror zgjedhor i Odës së Infermiereve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor.

Kompetencat e Kuvendit

Kuvendi është organi më i lartë i Odës, i cili ka këto përgjegjësi dhe autorizime:

  1. Miraton, ndryshon dhe p1otëson statutin dhe aktet e tjera normative;
  2. Miraton kodin e etikës profesionale;
  3. Miraton programin e punës së Odës;
  4. Miraton rregulloren e punës së Odës;
  5. Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin;
  6. Miraton dhe shkarkon anëtarët e Keshillit Drejtues të Odës;
  7. Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin, Zëvëndës Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Etik;
  8. Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës;
  9. Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe anëtarët e Gjyqit të Nderit;
  10. Zgjedh dhe shkarkon Prokurorin e Odës;
  11. Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe anëtarët e Komisioneve të Përhershme të Odës;
  12. Percakton lartësine e anëtarësisë për anëtarët e Odës;
  13. Përcakton lartësinë e kompensimit (taksës) për anëtarët e Odës, taksën për licencim

dhe rilicencim si dhe lartësinë e taksës për lëshimin e çertifikatave, vërtetimeve dhe dokumenteve tjera për të cilat Oda mban evidencë zyrtare;

  1. Përcakton lartësinë e kompensimit për regjistrim në regjistrin e anëtarëve të Odës;
  2. Vendos për lartësinë e mjeteve të ndara për fondin e Odës për ndihmë reciproke të anëtarëvë të Odës;
  3. Shqyrton dhe miraton raportet e punës së organeve të Odës;
  4. Miraton raportin vjetor të Odës;
  5. Miraton raportin financiar dhe llogarinë  përfundimtare të Odës;
  6. Miraton raportin mbi punën e Këshillit Drejtues të Odës;
  7. Merr vendim për shkarkim të Kuvendit të Odës dhe shpallë zgjedhjet e parakohshme.
  8. Vendos për anëtarësim të Odës në organizatat ndërkombëtare si motra, merr vendime për ndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve të Odës.

Shqyrton dhe merr qëndrime parimore për çështjet me rëndësi për punën e Odës.

Mbledhjet e Kuvendit të Odës janë publike dhe mund të mbahen nese janë prezent me shumë se gjysma e anëtarëve, nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Kuvendit të Odës.

Mbledhjen e Kuvendit të Odës e udhëheq Kryetari i Odës.

Votimi për pikat e rendit të ditës është i hapur perveç në raste kur Kuvendi vendos ndryshe.

Statuti i Odës ndryshimet dhe plotësimet e tij miratohen me votimin e 2/3 të anëtarëve nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Odës .

Vendimet tjera Kuvendi i merr me shumicën e thjeshtë  të anëtarëve prezentë.

Me rregulloren mbi punën e Kuvendit të Odës më për së afërmi përcaktohen mënyrat e konvokimit të mbledhjeve të Kuvendit, e udhëheqjes së mbledhjes së Kuvendit dhe mënyra e marrjes së vendimeve, dhe çështje tjera procedurale dhe teknike për mbaravajtjen e mbledhjeve të Kuvendit

Me propozim të Këshillit Drejtues, Këshillit Mbikqyrës, ose e anëtarëve të Odës Kryetari i Odës është i obliguar të thërras mbledhjen e jashtëzakonshme të Odës në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të propozimit.

Propozimi nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të formulohet me shkrim së bashku me materialin e rendit të ditës.