Blog

HomeNjoftime mortoreTelegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllim

 

Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për ndarjen e parakohshme nga të Leonora Ymeri-Kurti, infermiere në Repartin e Urgjencës Primare në QKMF të Vitisë.

Leonora ishte një profesioniste e palodhur, që me përkushtim dhe humanizëm u shërbeu pacientëve. Humbja e saj është e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë kolegët dhe pacientët që patën fatin të përfitojnë nga kujdesi i saj.

 

Në emër të OIK dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Jemi pranë jush në këto momente të vështira dhe lutemi që shpirti i Leonorës të prehet në paqe.

 

Me respekt

Nexhmije Gori
Kryetare e OIK